5 mënyra të thjeshta për të patur buzë të buta bebesh!

Life style

5 mënyra të thjeshta për të patur buzë të buta bebesh!

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:42
foto ilustrim

1. Kastraveci

E dinit që artistja kosovare me makeup-it, Sellma Kasumoviq i hidraton me kastravec buzët e klienteve të saj para se t’i lyejë?

Kjo sepse nëse një fetë kastraveci e mbani për rreth 20 minuta (ose më pak nëse e keni me nxitim), buzët do të hidratohen dhe do të rigjenerohen.

2. Sheqer kafe dhe ujë

Miksojini bashkë dhe krijoni scrub-in ideal. Fërkoni buzët me përzierjen e krijuar derisa t’i ndjeni të buta dhe mishtore. Kjo do të largojë lëkurën e vdekur dhe nëse vendosni t’i lyeni me një shkëlqyes sipër, ngjyra natyrale do të duket fantastike!

3. Kripë dhe ujë

Përzieni dy lugë kripë në ujë të ngrohtë dhe lëreni të shpërbëhet. Njomni një copë tek uji dhe ngrohtë dhe vendoseni mbi buzë për 20 minuta. Do të largojë lëkurën e plasaritur dhe djegien që e shoqëron zakonisht.

4. Vaj kokosi

Vendosni pak vaj kokosi të ngrohtë në buzë dhe kjo do të shërbejë si zbutësi ideal. Mund ta bëni këtë disa herë gjatë ditës për t’i mbajtur buzët të hidratuara, do t’i japë shkëlqim dhe partneri juaj s’do ta ketë aspak problem, sepse kokosi mban aromë të mrekullueshme.

5. Mjaltë dhe vaj ulliri

Këtë maskë mund ta mbani gjatë gjithë natës. Miksobi bashkë një sasi të vogël vaj ulliri dhe mjalti. Majlti ka veti antibakteriale dhe shëruese, ndërsa vaji i ullirit do t’ju ndihmojë të hidratoheni. Aplikoni përzierjen në buzë para se të shkoni në krevat dhe në mëngjes buzët do të zgjoheni me buzë të buta dhe të lëmuara, si bebushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat