Tri arsye pse duhet të telefononi shoqen më të mirë në këtë moment

Life style

Tri arsye pse duhet të telefononi shoqen më të mirë në këtë moment

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 18:53
Ilustrim

Mes shqetësimeve të përditshme të punës, të familjes dhe marrëdhënieve, është jashtëzakonisht e lehtë të anashkalosh disa pjesë të vogla, por të rëndësishme të jetës. Këto pjesë janë shumë të rëndësishme dhe thelbësore për të ruajtur lumturinë tonë kur jeta është e vrullshme.

Burimi ynë më i madh 'i ringjalljes" ndodhet në një vend të njohur nga të gjithë ne: tek miqtë tanë. Kur ndihemi të mbytur nga një ditë e lodhshme, një telefonatë e shkurtër tek mikeshat dhe miqtë, mund të na rikthejë gjithë energjinë.

Këto janë tri arsye pse duhet të telefononi tani mikeshën apo mikun tuaj:

1. Një zemër e lumtur është një zemër e shëndetshme

Shumë psikologë në Universitetin e Çikagos gjatë hulumtimeve të ndryshme kanë zbuluar se vetmia ka efekte shumë të rrezikshme në shëndetin tonë. Përveç se ka ndikim në sistemin nervor dhe imunitar, vetmia gjithashtu ndikon në sistemin kardiovaskular, duke rritur presionin e gjakut dhe nivelet e hormonit të stresit. Si rrjedhojë, mund të dëmtohet struktura e zemrës.

Merrni kohë për t'i telefonuar shoqes apo shokut tuaj më të mirë. Një telefonatë e shkurtër mund të jetë e fuqishme, pasi shmang vetminë dhe pasojat zemërthyese.

2. Mund të jetë mbështetja jote më e madhe

Gjithmonë është mirë të dish që pas shpinës sate ke dikë që të mbështet. Ka njerëz që rritin lumturinë dhe vetëbesimin tonë. Autori Carlin Flora ka shpikur frazën "Friendfluence" për të shpjeguar këtë fenomen. Miqësitë mbështetëse luajnë një rol të madh 'në përcaktimin e sensit të vetvetes', duke na shtuar optimizëm dhe vetëbesim. Kur ne shohim se si ndihen miqtë tanë, për ne kjo ndryshon dhe mënyrën se si ndihemi ne për veten.

3. Një nxitje në drejtimin e duhur

Ndoshta gjëja më e mirë për të pasur një mik është nxitja e ndërsjellë që i jepni njeri-tjetrit, për të qenë versioni më i mirë i vetes. Një nga cilësitë më të forta që kanë miqësitë e vërteta është se ato inkurajojnë anëtarët e tyre të rriten në cilësi dhe vlera. Të shtyjmë njëri-tjetrin për të arritur qëllimet, duke ofruar dhe ndihmën tonë, është shembulli më i i mirë i një miqësie të vërtetë.

Ka kaq shumë forcë që mund të marrim nga miqësitë tona të vërteta, thjesht zgjatni dorën dhe bëni një telefonatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat