Ke probleme me gjumin? Vetmia mund të jetë shkaku kryesor

Life style

Ke probleme me gjumin? Vetmia mund të jetë shkaku kryesor

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Ndjenja e të qenit i vetmuar është ndjenja kur keni më pak kontakte shoqërore nga se dëshironi. Ka njerëz që mund të kalojnë shumë kohë më të tjerët, por përsëri ndihen vetëm. Të ndjerit i vetmuar mund të shkaktojë shëndet më të dobët psikologjik dhe fizik.

Një fushë hulumtimi është përqëndruar posaçërisht në marrëdhënien midis gjumit dhe vetmisë. Ekzistojnë disa pyetje të ndërlidhura si: A ka lidhje ndjenja e vetmisë me cilësinë e gjumit? Cilat aspekte të gjumit lidhen me vetminë? A shkakton vetmia probleme me gjumin apo vështirësitë me gjumin sjellin ndjenjën e vetmisë? Këto janë çështje të rëndësishme, sepse gjumi i dobët mund të ndikojë negativisht në jetën tuaj.

Kjo çështje është hulmtuar në bazë të një psikoanalize me 200 mijë individë. Rezultatet treguan se sa më shumë njerëz shprehin vështirësi në gjumë, aq më i lartë është dhe niveli i vetmisë që ata ndjejnë. Gjithashtu, rezultoi dhe e kundërta që, sa më shumë vetmi ndjejnë, aq më pak efektiv është gjumi i tyre. Prandaj është e vështirë të përcaktohet nëse vetmia shkakton vështirësi në gjumë apo e kundërta.

Ky studim duket si një rreth vicioz, në të cilin gjumi mund të rritë ndjenjat e vetmisë. Kjo e fundit, nga ana tjetër, rrit vështirësinë e gjumit.  Nëse keni edhe ju probleme me gjumin, kini kujdes, sepse gjumi i dobët ul qëndrueshmërinë tuaj në përgjithësi. Provoni të kaloni më shumë kohë me familjarët dhe miqtë tuaj. Ky angazhim shoqëror mund të ketë ndikim pozitiv në gjumin tuaj të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat