Formula e thjeshtë për zgjidhjen e problemeve

Life style

Formula e thjeshtë për zgjidhjen e problemeve

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 11:24
Ilustrim

Në problem hasim çdo ditë dhe ndonjëherë na duket se ato po na e vështirësojnë jetën. Por ka një formulë efektive për zgjidhjen e problemeve dhe për tejkalimin e vështirësive  përmes forcës që jep lutja.

Kjo formulë përfshin tri aspekte që lidhet me formën e lutjeve për zgjidhjen e problemeve tuaja. Në librin e tij “Fuqia e Mendimit Pozitiv”, Normal Vincent Peale shkruan se njeriu duhet të formohet në lutjet e tij dhe ky proces nënkupton sipas tij sistemin e lutjeve kreative. Në momentin që keni ndonjë problem provonin të bisedoni me Zotin. Gjithsesi ju vet duhet të zgjidhni formën e komunikimit me të.  Kur ju të jeni kaq i lidhur me krijuesin tuaj në mendimet tuaja do të dominojnë vetëm zgjidhjet më të mira për problemet tuaja.

Nëse ju mendimet tuaja do ti formoni përmes lutjeve në këtë mënyrë do ti formoni me lutje edhe mendimet tuaja.

Pika e dytë sipas Peale është “formimi në pamje”. Faktori themelor në fizikë është fuqia. Faktor themelor në psikologji është dëshira e plotësuar. Ai që mendon se do të ketë sukses, tashmë është në rrugën e suksesit të realizimi të tij. Ata që mendojnë për mossuksesin, me siguri nuk do të kenë sukses. Kur në mendimet paraqitni pamjen qoftë të suksesit, qoftë të mos-suksesit, ajo që e parafytyruat synon edhe të realizohet, pikërisht sipas pamjes mendore që keni krijuar.

Për t’ju ndodhur më të vërtetë diçka e rëndësishme, se pari për këtë lutuni dhe pyeteni si është vullneti i Zotit në lidhje me atë që dëshironi, pastaj në mendjen tuaj ngulitni pamjen se si realizohet ajo dhe këtë pamje mbajeni në vetëdije. Përpiquni të besoni dhe mos e hiqni nga mendja pamjen e asaj që e keni parafytyruar. Bëni kështu dhe do t’ju çudisë shumë se si realizohet ajo që e keni formësuar në pamje. Kështu pamja mendore aktualizohet. Atë që e keni formuar me lutje dhe formuar në pamje do të realizohet sipas dëshirës tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat