Pse kur gënjejmë i bëjmë keq vetes në fillim, pastaj të tjerëve

Life style

Pse kur gënjejmë i bëjmë keq vetes në fillim, pastaj të tjerëve

Më: 24 tetor 2020 Në ora: 22:19
Foto Ilustrim

”Jam shumё mirё, mё mirё s’bёhet!” – kjo ёshtё gёnjeshtra mё e shpeshtё, qё njerёzit i thonё njëri-tjetrit.

Po ashtu njerëzit justifikohen nё raste tё ndryshme me argumente false si “Nuk kisha internet pёr tё folur me celular”, “U bllokova nё trafik” apo komplimente false si “Je bёrё elegante” që bёjnё pjesё ndёr dhjetё gёnjeshtrat e sё pёrditshmes, sikurse liston njё sondazh i Muzeut tё Shkencёs nё Londёr.

Shumё gёnjeshtra qё ne themi pёr t’i bёrё qejfin dikujt e pёr tё mbrojtur veten, njё ditё mund tё na dёmtojnё shëndetin dhe mendor dhe atё fizik. Nё varёsi nga pёrmasat e gёnjeshtrёs mund tё bёhet e vёshtirё qё vazhdimisht tё tё duhet tё fshehёsh diҁka. Njё studim i American Psychology Association nёn drejtimin e psikologes Anita Kelly mundi tё tregojё, se mё pak gёnjёshtra bёjnё tё jesh mё i shёndetshёm.

Tё tё duhet vazhdimisht tё fshehёsh diҁka kjo mund tё shkaktojё dhimbje koke, gjendje ankthi dhe depresione. Studiuesit kanё hulumtuar efektin e gёnjeshtrёs tek njё grup njerёzish duke u kёrkuar atyre tё shmangin tё ashtuquajturat “white lies” – gёnjeshtrat e bardha. Studiuesit hulumtuan dy javё resht gjendjen shpirtёrore dhe fizike tё personave me pakёsimin e gёnjeshtrave. Pas dhjetё javёsh ata raportuan se iu zhduk dhimbja e kokёs dhe tё tjera simptoma shqetёsuese.Po ashtu gjatё kёsaj periudhe edhe marrёdhёniet ndёrnjerёzore u pёrmirёsuan. Njё gёnjeshtёr e vogёl mund tё shmang nё fakt konfliktin pёr momentin, por ajo edhe tё distancon pikёrisht nga personi me tё cilin do tё jesh afёr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat