Si mund ta dalloni a është një vend i përshtatshëm për punë

Life style

Si mund ta dalloni a është një vend i përshtatshëm për punë

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 10:09
Foto Ilustrim

Gjatë intervistës për punë, ne shumë thjeshtë mund të dallojmë se a duhet të punojmë në atë vend apo jo.

Një ambient pune i shëndoshë është shumë i rëndësishëm për shmangien e stresit dhe ndjenjave negative, por gjithashtu kjo do të ndikoj në karrierën tonë, shkruan “CNBC.

1 nga 5 persona jep dorëheqje në vendin e vetë të punës si shkak i ambientit toksik të punës.

Edhe pse shumica e shenjave se një vend pune është toksik nuk mund të vërehen deri pasi të nisni punën, këto pesë shenja mund ti dalloni gjatë intervistës:

Jo-respekti

Shikoni se si përshëndeten kolegët mes vete, a shikohen në sy, a duken rehat me njëri-tjetrin. Gjithashtu mënyra se si ju drejtohen juve është shumë e rëndësishme dhe a iu lejojnë ta përfundoni pyetjen, a ju ndërpresin tek flisni etj.

A flet shefi me stafin e vetë

Rreth 60% e personave thonë se e kanë lënë punën shkaku i shefit. Menaxhimi i dobët i një biznesi ku ju punoni, do të ua bëjë punën shumë stresuese. Intervista është moment i mirë për të dalluar se si sillen stafi ndaj shefit, a komunikojnë, a është shumë urdhërues dhe i egër? Sjellja që parashtron aty do të jetë e njëjta edhe ndaj juve, transmeton lajmi.net.

Sa shpesh ndërrohet stafi

Ne gjithmonë duhet të pyesim, “pse është e lirë pozita për të cilën po aplikoj?”, sepse në këtë mënyrë ne mund ta dallojmë nga përgjigjja se sa i përshtatshëm është stafi. Nëse përgjigja e tyre është sepse personi paraprak është promovuar, kjo është një mundësi punësimi, por nëse ata përgjigjen se personi është pushuar nga puna, stafi nuk po tregohet mjaftueshëm transparent.

Barazia në punë

Nëse në staf bëhen dallime gjinore, fetare, raciale ose kombëtare, atëherë ai ambient punë nuk është i shëndetshëm. Gjithashtu mund të bëni paksa kërkime në Google për t’u siguruar se nuk kanë ndonjë skandal publik sa i përket keqtrajtimit të stafit.

Premtimi i përfitime që duken vështirë të jenë të vërteta

Shpeshherë një punëdhënës do të ju premtoj përfitime të cilat kurrë nuk do ti merrni, prandaj nëse ofertat e tyre duken si diçka që kjo kompani nuk mund ta përballoj, ose thonë se këto përfitime do t’i keni me kalimin e kohës, atë herë ato me shumë gjasë nuk janë të vërteta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat