Nga cila moshë preferohen ushtrimet fizike tek fëmijët, flet trajnerja

Life style

Nga cila moshë preferohen ushtrimet fizike tek fëmijët, flet trajnerja

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 19:02
foto ilustrim

Krijimi i shprehisë së të ushtruarit tek fëmijët luan një rol shumë të rëndësishëm.

Disa nga këto janë forcimi i eshtrave, nyjeve, zemrës, dhe muskujve të tjerë.

Aktivitetet fizike tek fëmijët ndikojnë edhe në përmisimin e qëndrimit, fleksibilitetit, gjumit më të mirë dhe shumë benefite të tjera.

Por nga cila moshë prefererohet që fëmijët të fillojnë të merren me aktivitete fizike, ka treguar trajnerja e fitnesit “Power House”, Apoita Krasniqi.

“Mosha e preferuar për aktivitete fizike është 3-5 vjeçare, por kjo nuk do të thotë vetëm regjistrimi në palestra apo klube të ndryshme. Një fëmijë mund t’i kryej aktivitetet fizike edhe duke luajtur, duke vozitur biçikletën, pastaj vrapi, ecja, e shumë aktivitete të tjera fizike të cilat mund të jenë aktivitete për fëmiun dhe njëkohësisht edhe prindin”, u shreh Apoita.

Tutje, trajnerja tha se zhvillimi i aktiviteteve në grup gjithashtu ndihmon në aftësitë sociale dhe është mjaft e dobishme për shëndetin mendor.

Kujtojmë se aktivitetet fizike, fëmijëve iu ndihmojnë të kenë një pamje më të mirë të jetës, duke krijuar besim dhe rritje të vetëvlerësimit, gjithashtu menaxhojnë më mirë ankthin, depresionin etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat