Zgjidhja e 'vuajtjes' së vajzave pas depilimit

Life style

Zgjidhja e 'vuajtjes' së vajzave pas depilimit

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 06:38
Ilustrim

Depilmi është një nga shqetësimet më të mëdha që vajzat kanë kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj vetes. Në varësi të llojit të lëkurës duket se disa vajza nuk gjejnë qetësi as pas depilimit. Imagjinohet një lëkurë e lëmuar me shkëlqim, por në fakt rezulton një lëkurë me pika të kuqe dhe qeskëza qelbi.

Përveç këtyre irritimeve, nuk mund të shmangim as qimet që rriten nën lëkurë apo ndjesinë e djegies në zonat e depiluara. Për ta shmangur paksa këtë situatë ju sugjerojmë të përdorini këta tre përbërës:

1.Uthull molle

2.Vaj ulliri

3.Kastravec

Si ta realizoni këtë trajtim?

Në një enë shtoni 1 lugë gjelle uthull molle, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pure kastraveci. Përziejini bashkë dhe me ndihmën e një topi pambuku lyeni zonat ku keni më shumë djegie dhe acarim të lëkurës.

Uthulla e mollës ka me shumicë përbërës antibakterialë që reduktojnë inflamacionin dhe skuqjen e lëkurës. Vaji i ullirit ka në përmbajtjen e tij vitaminë E dhe përbërës me veti antiinflamatore dhe antibakteriale që mbrojnë lëkurën dhe e hidratojnë atë. Përveç vitaminave dhe mineraleve, kastraveci përbëhet nga rreth 90% ujë, çka e bën një prej hidratuesve më të mirë të lëkurës, si dhe trajtimeve qetësuese më të mira për lëkurën e irrituar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat