Gjithçka që duhet të dini rreth stinës së vjeshtës

Life style

Gjithçka që duhet të dini rreth stinës së vjeshtës

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 07:24
Ilustrim

Vjeshta është një nga katër stinët e bukura të vitit. Vjeshta zakonisht konsiderohet të fillojë në ekuinoksin (21 deri 24 shtator) dhe mbaron më 21-22 dhjetor.

Në vjeshtë, nata arrin shumë më herët, ndërsa dita bëhet dukshëm më vonë.

Karakteristika e stinës së vjeshtës është rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë.

Fjala VJESHTË vjen nga fjala e lashtë etruske autu- që brenda saj ka konotacionë të kalimit të një stine. Ajo është huazuar nga romakët dhe u bë fjalë latine autumnus- vjeshtë.

Vjeshta, sidomos kur është shkruar për të, ka qenë e lidhur gjithmonë me melankoli. Shumë prej shkrimtarëve më të njohur, vjeshtën simbolikisht e kanë përfaqësuar si një person drejt plakjes. E megjithatë vjeshta konsiderohet si më e forta që të sjell ndenja të dhimbshme e trishtim.

Dihet se gjatë stinës së vjeshtës, natyra merr një pamje përrallore, por megjithatë vendet ku më së shumti dallohet kjo bukuri janë në Amerikën Veriore, Evropë, Azinë Lindore, Australi dhe Zelandën e Re.

Vjeshta ka qenë e rëndësishme në shumë kultura të ndryshme, madje edhe sot ajo vazhdon të festohet në shumë festivale e ngjarje si Halloween, Thanksgiving, Festivali Hëna në Kinë apo Vjeshtë në Britaninë e Madhe.

Për sa i përket natyrë dhe gjetheve që marrin një ngjyrë të veçantë duke e bërë kështu të dallohet stina e vjeshtës, është klorofili, një lloj kimikate që e bënë pemën të largojë ngjyrën e gjelbër dhe fillon të marrë ngjyrë tjetër. Kimikatet e tilla, janë të njëjta sikur ato që jep karrota.

Një studim nga “Journal of Aging Research”, ka zbuluar se fëmijët e lindur gjatë muajve të vjeshtës kanë gjasa të jetojnë më gjatë se sa ata të lindur në pjesën tjetër të vitit.

Ky hulumtim ka gjetur se 30% e 100 vjeçarëve të lindur gjatë 1880-1895 kanë lindur në muajt e stinës së vjeshtës.

Gjatë stinës së vjeshtës, shumë kafshë fillojnë të përgatiten për dimër dhe fillojnë të ruajnë ushqimin nëpër foletë dhe strofkat e tyre apo edhe në yndyrën e trupit të tyre.

Pasi që gjatë stinës së dimrit ditët janë më të shkurtra, atëherë edhe rrezet e diellit janë më të pakta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat