E dashura ime më la vetëm se i bëra ‘like’ në facebook, vajzës që ajo e urrente

Life style

E dashura ime më la vetëm se i bëra ‘like’ në facebook, vajzës që ajo e urrente

Nga: D.B. Më: 28 tetor 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Një adoleshent është tepër i dëshpëruar se është ndarë nga e dashura e tij. Zë n ka filloi për një “like” në rrjete sociale dhe përfundoi në ndarje. Ai nuk ndal dot lotët dhe dëshiron të kthehet prapë me të, prandaj i ka dërguar letër psikologes Deidre për të marrë ndonjë këshillë.

E dashura Deidre:


E jam një hall të madh. E dashura më la sepse pëlqeva një vajzë që ajo e u r re n në rrjete sociale. Ajo thotë se i kam thyer besimin dhe nuk do të kthehet më me mua.

Ne jemi të dy 17 vjeç dhe ajo është e dashura ime serioze . Ne kemi pasur zënka për gjëra të vogla, por këtë herë duket se është e madhe. E dua kaq shumë sa dua të kthehemi sërish bashkë.

E kaloj gjithë ditën duke q arë. Sa herë i çoj mesazh, ajo më kthen përgjigje me vonesë ose më injoron.

Familja e saj më pëlqen shumë dhe tezja e saj më dërgon mesazhe duke thënë se i vjen keq që gjërat mes nesh nuk funksionuan. Edhe atyre i mungoj. Shoqja e saj e ngushtë i thotë të mos heqë dorë.

Përgjigjja e Deidres:

E dashura juaj qenka ngutur pasi nuk lihet një njeri që e do vetëm për një “Like”. Mendoj se të dashurës suaj ose iu ka harxhuar dashuria me ju, ose e ka gjetur dikë tjetër, pasi dikush që të do me zemër nuk të lë për një “ Like”.

Megjithatë ju duhet të bisedoni edhe një herë me të dashurën tuaj, dhe nëse ajo me të vërtetë nuk do që ju të bashkoheni atëherë hek dorë prej saj, pasi dashuria nuk shkon me zor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat