Nuk përdor prezervativ, çfarë mund të përdor që të mbrohem?

Life style

Nuk përdor prezervativ, çfarë mund të përdor që të mbrohem?

Nga: D.B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:21
Foto Ilustrim

E dini që prezervativët janë e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga shtatzania e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të trasmetueshme.

E dini që prezervativët ulir rrezikun për infeksione të lëkurës. E dini dhe që ka tonetalata  prezervativash, me madhësi, ngyra dhe shije për të gjitha llojet e penisave në botë. Dini çdo gjë rreth prezervativave dhe nëse nuk e dinit, e morët vesh tani.

E kuptoj shumë qartë, kështu që në vend që të bëj moral, se çfarë duhet të bëni, është më e rëndësishem të gjejmë një terren të përbashkët për seksin  dhe shëndetin seksual të sigurt.  Njëherë që kupton rreziqet, të takon ty të vendosësh se cilat  je në gjëndje të përballosh apo se cilat metoda do të përdorësh për të ulur ato. Këtu hyn në lojë TABU.

Çfarë është seksi i sigurt dhe vetëdijshëm ?

Seksi i sigurt dhe vetëdijshëm nuk është vetëm një shpikje momentale apo lojë fjalësh. Nuk është e saktë të përdorësh termin seks i sigurt, sepse tashmë asnjë lloj aktiviteti seksual nuk është 100% i sigurt nga çdo lloj infeksioni apo shtatzanie.  Seksi me një partner ( seks oral, seks vaginal, seks me dorë) përmban gjithmonë një lloj rreziku. Për këtë arsye është mirë të përdorim terminologjinë seks më i sigurt, sepse ka gjithmonë mënyra se si të bëjmë seks të sigurt, por asnjë mënyrë  për të qënë 100% të sigurt.

Çfarë përfshin seksi  i sigurt ?

Duket e komplikuar por nuk është aq e vështirë. Praktikisht mund të përdorësh një apo të gjitha metodat që ulin rrezikun. Sa më shumë metoda të praktikosh aq më i/e mbrojtur do të jetë marrëdhënia seksuale. Nuk ka gjykim të drejtë apo të gabuar.  Nëse vendos të përdorësh vetëm një metodë mbrojtjeje, gjithmonë nëse ka mirëkuptim dhe informacion nga të dy partnerët.

Metodat e seksit të sigurt dhe vetëdijshëm janë :

Biseda me partnerin rreth seksit të sigurt dhe mënyrave të mbrotjes për të dyja palët

Ekzaminimi për sëmundje seksualisht të trasmetueshme përpara dhe mbas çdo partneri.

Abstenimi nga aktiviteti seksual në partneritet, kur je në efekt substancash si alkol apo drogë

Ulja e numrit të partnerëve që ke në të njëjtën kohë apo njëri mbas tjetrit

Biseda me specialist të fushës rreth vaksinave psh nga hepatiti B

Përdorimi i lubrifikantit dhe kur përdor preservativ apo mbrojtje të tjera

Përdorimi i elementëve mbrojtës

Cfarë do të thotë aktivitet seksual i shëndetshëm ?

Shumë njerëz mendojnë që të jesh seksualisht i shëndetshmë do të thotë të mos kesh infeksione. Kjo nuk është e saktë. Mund të kesh ndonjë infeksion dhe të jesh i shëndetshëm. Mund të kesh një shtatzani të pa programuar dhe të jesh i shëndetshëm. Asnjëra nga këto situata nuk të bën që të jesh seksualisht i pa shëndetshmë. Edukimi seksual do të thotë të kesh informacion rreth shëndetit dhe rreziqeve duke përdorur këto njohuri për një jetë seksuale të kënaqshme dhe marrëdhënie pozitive.

Proçesi në të cilin ti bashkë me partnerin vendos se cilat janë rreziqet që paraqiten, cilat janë ato që doni të përballoni apo ato që  nuk doni është pjesë e të qënurit të shëndetshëm. Pra, nëse jeton çdo gjë me vetëdijësim, edukim dhe komunikim çdo scenario që mund të paraqitet është i menaxhueshëm dhe përballueshëm pa nevojë për të bërë panik.

Detyra e dikujt që ka si mision edukimin është fuqizimi i marrjes së vendimeve që janë pozitive për ty dhe partnerin tënd. Nëse ti dhe partneri yt keni vendosur që të mos përdorni rregullisht prezervativë ateherë mund të përdorni metoda të tjera për të ulur rreziqet duke qënë një çift i shëndetshëm seksualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat