Këto janë gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjo

Life style

Këto janë gjërat që nuk duhet t’i mbani në banjo

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:34
Foto Ilustrim

Disa produkte janë krijuar specifikisht për t’u mbajtur në banjë, ndërkohë disa të tjerë mund të jenë të rrezikshëm.

Peshqirët

Banja është një terren me lagështirë, e përsosur për krijimin e mykut dhe peshqirët janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë. Ruajini ata në një dollap dhe mos i mbani varur në banjë për ditë të tëra.

Bizhuteri

Jo më kot, bizhuteritë katë kuti specifike pasi sigurisht që dëmtohen nga temperaturat e ngrohta. Prandaj mbajini ato në një vend të freskët dhe sigurohuni që t’i vendosni në një kuti praktike.

Furçat e dhëmbëve

Të gjitha thashethemet që keni dëgjuar janë të vërteta. Po, furçat nuk duhet të mbahen në banjë. Një studim i Universitetit të Manchester-it në 2012-n gjeti 10 milionë baktere në një furçë të vetme.

Për ta mbajtur furçën larg mikrobeve, thajeni pak pas përdorimit dhe vendoseni në një vend të izoluar (dollap), shkruan Anabel.

Produket e make up-it

Produktet kozmetike bien pre e baktereve dhe mykut si pasojë e lagështirës së tepër. Furçat duhen mbajtur në një vend të freskët dhe pa pluhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat