Ja sa duhet ta zgjatni seksin që ta përjetoni orgazmën

Life style

Ja sa duhet ta zgjatni seksin që ta përjetoni orgazmën

Nga: D.B. Më: 29 tetor 2020 Në ora: 17:03
Foto Ilustrim

Çdo mashkull përpiqet të mendojë diçka tjetër gjatë kohës kur përpiqet të zgjas më shumë në seks.

Por, kjo strategji i ka dy të meta:

1. Kur jeni duke bërë seks, ju duhet të kënaqeni – e jo të mendoni për flokët e një miliarderi

2. Shpërqendrimi nuk funksionon, prandaj jeni duke u munduar kot

Ejakulimi para kohe shpeshherë është problem i shqetësimit, jo i eksitimit. Kur e ndieni veten se jeni para ejakulimit, ju filloni të brengoseni. Dhe kjo nervozë e nxitë sistemin nervor në mënyra që ta shpejtoni ejakulimin.

Për të zgjatur më shumë në seks, ju duhet ta qetësoni trurin, e këtë mos e bëni duke imagjinuar gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë me seks.

Si e bëni këtë? Përqendrohuni në seksin e mahnitshëm të cilin jeni duke e pasur!

Nëse jeni duke u kënaqur gjatë seksit, ju nuk përqendroheni në mendimet se “Çfarë ndodh nëse ejakuloj shumë herët”.

Ekspertët e seksit insistojnë se sado e çuditshme që mund t’ju tingëllojë, pushtimi i trurit me mendime seksuale ju liron nga stresi dhe shqetësimi, dhe kjo ndikon që të zgjatni më shumë.

Dhe pavarësisht se çfarë mund të mendoni për këtë strategji, mënyra më e mirë për të zbuluar nëse funksionon është ta provoni vet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat