Asnjëherë mos ndaloni së qeni një person i mirë

Life style

Asnjëherë mos ndaloni së qeni një person i mirë

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 10:47
Ilustrim

“Hipokrizia dhe ligësia, ekzistojnë në të gjitha vendet e botës”. Mendimi i Goswin de Stassart për të pikturuar një botë që duket se po ecën më shpejt. Parimet e harresës, shkeljen e vlerave. Por pavarësisht gjithçkaje asnjëherë të mos ndaloni së qeni një person i mirë për shkak të njerëzve të rremë dhe të këqij.

Ndoshta keni dëgjuar shpesh për ujqërit e maskuar si dele. Për ata individë që maskojnë hipokrizinë dhe ligësinë me aftësi të gjithanshme. Njohja e tyre nuk është aspak e lehtë dhe shmangia e tyre, kur ata zbulojnë fytyrën e vërtetë, nuk është gjithmonë e mundur. Ndonjëherë këta njerëz janë anëtarë të familjes tonë, kolegë pune, madje edhe miq. Ose të paktën ne i konsideruam kështu. Nuk ka rëndësi. Ju qëndroni ata që jeni.

Mos u ndalni. Asnjëherë mos ndaloni së qeni një person i mirë për shkak të njerëzve të rremë dhe të këqij. Mos e mbyllni zemrën dhe mos ndryshoni drejtimin e hapave tuaja.

Njerëzit e mirë ecin përpara me kokën lart dhe shpinën drejt

Edhe kur mosmirënjohja dhe tradhtitë e të tjerëve shkaktojnë dhimbje dhe hidhërim që të lë pa frymë. Kur mirësia nënvlerësohet dhe ligësia shpërblehet. Kur ajo që është mbjellë nuk është korrur pavarësisht përpjekjeve, ju qëndroni vetvetja.

“Në pjesën e këtij universi që ne e dimë se ka padrejtësi të madhe dhe shpesh të mirët vuajnë dhe të këqijtë ecin përpara është e vështirë të thuhet se cili nga dy realitetet është më irritues”. Bertrand Russell

Vazhdoni të jeni person i mirë, vazhdoni të bëni mirë edhe kur të gjitha ato që merrni janë dyert e mbyllura në fytyrën tuaj. Bota ka nevojë për mirësi. Mos lejoni që mosmirënjohja dhe ofendimet të shuajnë buzëqeshjen dhe drejtësinë e veprimeve tuaja. Mos ndryshoni për ata që shkëlqejnë me kotësi dhe mendjemadhësi, vazhdoni të visheni me dinjitet.

Mos u përshtatni për tu bërë diçka tjetër përveç vetvetes

Mos i përshtatni ndjenjat tuaja me ato të të tjerëve, mos lejoni që vetja të infektohet nga ethet e suksesit dhe fuqisë. Qëndroni ata që jeni.

“Ligësia u përket budallenjve, atyre që nuk e kanë kuptuar ende se nuk do të jetojmë përgjithmonë”. (Alda Merini)

Edhe kur trupi juaj i lodhur ulërin “mjaft” dhe zemra ju kujton se nuk mund të merret më, as atëherë mos ndaloni së qeni një person i mirë për shkak të njerëzve të rremë dhe të këqij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat