Maskë me vezë dhe qumësht

Life style

Maskë me vezë dhe qumësht

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 15:12
Foto Ilustrim

Dëshironi të keni një lëkurë të bardhë? Të freskët dhe me shumë shkëlqim?

Atëherë përse të mos e trajoni atë me një maskë e cila do të realizojë dëshirën tuaj në mënyrë natyrale pa dashur që të përdorni ato produktet kozmetike që shpesh herë përmbajnë përbërës kimik të cilët kanë efekt negativ mbi lëkurë.

Përbërësit: gjysëm gote qumësht, 1 vezë, dhe ndonjë përbërës tjetër gjithnjë sipas dëshirës.

Në një tas hidhni gotën e qumështit, pastaj hedhim dhe vezën i perzieni mirë me një mikser derisa të jenë përzier me njëra-tjetrën, hedhim pak mjaltë për të lidhur masën e krijuar dhe e lyeni fytyren.

Masken lërëni të qëndrojë 15-25 minuta, pastaj e shperlani fytyren me ujë të vakët. Ju kujtojmë që pasi të keni vënë këtë maskë, në fund të proçesit duhet të lyeni fytyren me një krem zbutës me përbërës bazë qumështin.

Nga masa mund të krijohet një sasi e mjaftueshme për dy ose më shumë shoqe prandaj ju këshillojmë që gjatë kohës që ju do të bëni këtë maskë të ftoni ndonjë shoqen tuaj, që të kaloni një kohë argëtuese. Rezultati do të jetë fantastik, javë pas jave do filloni të vëreni ndryshime mbresëlënëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat