Ndryshoni sa më parë! Këto zakone mund të çojnë deri në depresion!

Life style

Ndryshoni sa më parë! Këto zakone mund të çojnë deri në depresion!

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:30
Foto Ilustrim

Kushdo që ka përjetuar të paktën njëherë depresionin, i kupton më së miri efektet e tij ‘shkatërruese’.Depresioni ‘vjedh’ energjinë e një personi, përqëndrimin dhe kënaqësinë e tij. Është e rëndësishme të dini se depresioni është një gjendje serioze mjekësore që kërkon trajtim profesional.

Depresioni shkaktohet nga faktorë disa prej të cilëve janë fizikë e të tjerë psikologjikë. Më poshtë do të lexoni disa prej zakoneve të këqija që çojnë në depresion:

Mungesa e aktivitetit fizik

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ushtrimet fizike janë shumë të rëndësishme si për mirëqenien tuaj fizike, ashtu edhe atë mendore. Të qenit joaktiv mund të çojë në depresion. Qëndrimi në shtëpi gjatë gjithë ditës ose mospërfshirja në ndonjë veprimtari fizike bën që njerëzit të bëhen dembelë dhe të hanë më tepër. Të qenit inaktiv dhe mbipeshë është një mënyrë e sigurtë për ta futur veten në një gjendje depresioni. Kjo jo vetëm që redukton performancën tuaj fizike, po ul edhe vetëvlerësimin tuaj.

Dieta e varfër

Të hash shëndetshëm nuk bën mirë vetëm për trupin, por edhe mendjen tuaj. Ushqimet që përmbajnë acide yndyrore omega-3 quhen ushqime të trurit, sepse ato janë shumë thelbësore për indet e shëndetshme të tij.

Zakonet e këqija të gjumit

Nëse e privoni vazhdimisht veten nga gjumi, krijoni një situatë ideale për depresionin. Ekspertët e mjekësisë rekomandojnë të flint ë paktën shtatë deri në 8 orë gjumë nditë. Nëse nuk flini mjaftueshëm bëheni paranojakë dhe të sheqetësuar duke hedhur themelet për një gjendje depresioni.

Izolimi

Të qenit në izolim është një mënyrë e sigurtë për t’u depresionuar. Kur shmangni miqtë dhe familjen për çfarëdolloj arsyeje, ju po krijoni një situatë të pjekur për depresionin. Izolimi është gjëja më e keqe që mund t’i bësh vetes, si në aspektin  fizik ashtu dhe në atë mendor.

Mendimet pesimiste

Mendimet negative janë një ndër shkaqet kryesore të depresionit. Kur  ushqeni mendime negative çdo ditë, po i hapni derën depresionit. Nëse vazhdimisht mendoni për kërcënime, refuzim, humbje ose dështim, këto janë mënyra të sigurta për të dëshpëruar veten. Ka disa gjëra në këtë botë që janë thjesht jashtë kontrollit tonë, kështu që nuk kemi nevojë të ndalemi tek to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat