Kurrë mos ua shfaq ziliqarëve lumturinë tënde

Life style

Kurrë mos ua shfaq ziliqarëve lumturinë tënde

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Kur arrijmë lumturinë, tundimi për ta thënë fort para gjithë botës këtë arritje është gjithmonë shumë i fortë, në fund të fundit, a nuk është ky misioni i të gjithëve?

Megjithatë, meqë kemi të bëjmë me ndjenja fisnike dhe të pastra që i përkasin më së shumti brendësisë sonë, duhet të mësojmë t’i ruajmë dhe t’i mbajmë të sigurta nga të gjithë ata njerëz ziliqarë, të cilët mund të dëmtojnë qetësinë tonë.

RREZIKU

Zilia është mundim për atë që e provon dhe një rrezik për të tjerët. Kur arrijmë një gjendje mendore në të cilën ndjehemi vërtet të lumtur, është mirë të bëjmë kujdes nga ata persona që mund të jenë xhelozë për sukseset tona dhe që do të vepronin vetëm për të shkatërruar qetësinë që kemi gjetur.

PERSONAT

Jo të gjithë personat me të cilët kemi të bëjmë duan vërtetë lumturinë tonë, duhet të mësojmë të njohim ndjenjat e sinqerta të atyre që gëzohen për sukseset tona, dhe të mbajmë larg të gjithë ata që përpiqen të ulin fitoret tona për shkak të pasigurive dhe pakënaqësive personale.

ZILIA

Ndarja e arritjeve tuaja me një person ziliqar mund të jetë e rrezikshme, shkraun bota.al. Këta individë në të vërtetë lëshojnë energji negative rreth nesh që mund të ndikojnë në paqen tonë të brendshme.

SI T’i DALLOSH

Për të jetuar lumturinë në mënyrën më të mirë dhe gjithçka që na ka dhënë jeta, është e nevojshme të çlirohemi nga njerëzit ziliqarë duke analizuar sjelljen e tyre, e cila në mënyrë të pashmangshme tenton të zvogëlojë të gjitha sukseset tona.

PERQENDROHUNI TEK VETJA

Nëse identifikoni një person ziliqar në jetën tuaj, por nuk mund ta hiqni atë, atëherë ndryshoni veten: mos e tregoni lumturinë tuaj, këta njerëz nuk mund të shkatërrojnë diçka që nuk e dinë. Përqendrohuni vetëm te vetja dhe ndjenjat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat