Në suksesin e fëmijës më shumë ndikon edukimi sesa arsimi i mirë

Life style

Në suksesin e fëmijës më shumë ndikon edukimi sesa arsimi i mirë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:30
foto ilustrim

Besimi, komunikimi i mirë dhe përfshirja aktive e prindërve në shkollim për suksesin akademik të fëmijës kanë më shumë rëndësi sesa shkuarja në shkollën apo fakultetin më të mirë

Shkuarja në kopshtin për fëmijë me program të pasur, i cili përfshin mësimin e gjuhëve të huaja, shkolla me numrin e madh të aktiviteteve jashtëshkollore ose shkuarja në fakultete prestigjioze nuk janë garanci që fëmija do të jetë i suksesshëm, ka treguar studimi amerikan i Universitetit të Karolinës Jugore në më shumë se 10.000 fëmijë.

Suksesin më të mirë në shkollë e arrijnë fëmijët, prindërit e të cilëve në mënyrë aktive janë të përfshirë në shkollimin e tyre, shkojnë shpesh në takimet informative dhe të prindërve dhe rregullisht flasin për problemet ose sfidat në shkollë.

Të qenët prind i tillë aktiv ka kuptim më të madh për notat e mira dhe suksesin e mëvonshëm të fëmijës sesa regjistrimi në shkollat më prestigjioze dhe në institucionet e tjera arsimore, shpjegojnë hulumtuesit.

“Edhe pse sistemi i mirë i edukimit në institucionet shkollore është i rëndësishëm, roli i prindit është edhe më i rëndësishëm dhe përcakton të ardhmen e fëmijës”, ka përfunduar udhëheqësja e studimit, dr. Toby Parcel.

Ajo thekson se si është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë rëndësinë e rolit të tyre dhe të mos i lënë fëmijët “në dorë të fatit” por t’i orientojnë me këshillat e veta.

Duhet ditur të shpërblehet dhe të ndëshkohet fëmija dhe kjo do të ketë më shumë ndikim në atë se sa ka mësuar, sesa madhësia e klasës në të cilën gjendet ose pajisjet shkollore që i ka në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat