Pse nuk po iu rriten flokët?

Life style

Pse nuk po iu rriten flokët?

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Shpesh ne mund të mendojmë se pse flokët tona nuk po rriten dhe shpesh kjo varet tërësisht nga ajo që ne po bëjmë gabim.

Nuk ka diçka më të bukur sesa flokë të shëndosha dhe nëse ju ka ndodhur të keni probleme me dukjen dhe rritjen e flokëve tuaja, atëherë e dini sa e mërzitshme është.

Flokët e dëmtuara, e ngadalësojnë rritjen, dobësohen, këputen lehtë dhe janë të vështira për t’u stiluar.

Image

Më e rëndësishmja është të gjendet shkaktari, që mund të jetë mungesa e hidratimit, përdorimi i tepërt i kimikateve, dëmtimi nga nxehtësia, lidhja konstante e flokëve etj.

Këto janë disa këshilla që do iu ndihmojnë ti mbani flokët e shëndetshme:

Lajini me kondicioner çdo ditë. Pra nuk duhet të përdorni shampo, thjeshtë ujë të ngrohtë dhe kondicioner.

Të paktën një herë në javë përdorni kondicioner dhe lëreni në flokë të paktën 15 minuta. Në fund shpërlajeni me ujë orizi.

Krihini flokët me kujdes. Krehja e ashpër e flokëve i këputë ato dhe i bënë fundet e flokëve të ndara.

Në vend të peshqirit përdorni një peshqir me mikrofibra, ose të paktën një bluzë pambuku. Mos i fërkoni flokët teksa i terni, vetëm shtrëngojini butësisht.

Shmangni nxehtësinë. Sa më pak që ju përdorni tharëse te flokëve ose çfarëdo mjeti për ti stiluar flokët tuaja, aq më të shëndetshme do të jenë.

Mbroni flokët e njoma. Flokët e njoma janë shumë të ndjeshme, prandaj duhet të kujdeseni për to veçanërisht shumë.

Preni flokët rregullisht. Flokët që nuk priten rregullisht, thahen dhe dobësohen. Për të mbajtur flokët e shëndetshme ju duhet t’i prisni.

Keni kujdes se si i stiloni flokët. Lidhja e shpeshtë e flokëve do të shkaktoj këputje konstante. Përpiquni të mos stiloni flokët në mënyra që iu tërhiqen shumë.

Përdorni një këllëf jastëku prej mëndafshi ose sateni. Fibrat e pambukut shkaktojnë kruarje me flokët duke shkaktuar ndarjen e fundeve të flokëve. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat