Truk i muzeve: Pastroni shtëpinë siç bëjnë në muze dhe një kohë të gjatë nuk do ta shihni pluhurin, njollat

Life style

Truk i muzeve: Pastroni shtëpinë siç bëjnë në muze dhe një kohë të gjatë nuk do ta shihni pluhurin, njollat

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 23:35
Ilustrim

Pluhuri më së paku vërehet në mobilie me ngjyra të shndritshme, mirëpo nuk ka vend në shtëpi që është imun ndaj shtresave të pluhurit

Muzetë dinë sa është irritues pluhuri dhe tek ata, madje edhe i rrezikshëm për eksponatet, andaj kanë zhvilluar metodë të posaçme të eliminimit të pluhurit me të cilën ai nuk krijohet edhe aq shpejt.

Ku qëndron sekreti?

Muzetë përdorin glicerinën, për aplikimin e së cilës me siguri tashmë keni dëgjuar në mjekësi, kozmetikë, industri ushqimore dhe bujqësi.

Glicerina është mjet të cilin është mirë ta keni në raftet tuaja, nuk kushton shumë dhe mund ta gjeni lehtë. Është më mirë ta blini në barnatore ku çmimi është i volitshëm.

E gjitha që duhet të bëni është ta shtoni pak glicerinë në një enë me ujë (3 lugë të mëdha në 5 litra ujë) dhe të njomni leckën në tretje dhe pastaj me atë leckë t’i fshini dyshemetë, pasqyrat dhe mobiliet.

Pastrueset në muze thonë se me këtë metodë pluhurin nuk do të duhej ta shihni së paku një muaj.

Pastroni njollat e forta

Njollat nga pemët me kokrra mund t’i eliminoni duke mbajtur një orë në glicerinë vendin e njollosur, dhe pastaj ta pastroni në ujë të njelmët.

Gjithashtu, lehtë do t’i pastroni njollat e freskëta nga kafja apo çaji nëse në pjesën e ndotur të rrobave qitni tretjen e glicerinës dhe kripën e kuzhinës në përpjesëtim 1:1.

Sapo njolla të zbehet, rrobën lajeni në mënyrën e zakonshme.

Përtërini karriget e lëkurës, kanapetë…

Nëse mobiliet tuaja të lëkurës apo së paku çanta dhe xhaketa me kalimin e kohës janë “vjetruar”, thjesht qitni pak glicerinë në një leckë dhe pastroni pjesët e dëmtuara.

Lani dritaret

Për pastrim të gjatë të dritareve bëni tretjen e glicerinës dhe alkoolit etil në përpjesëtim 1:10 dhe me të pastroni dritaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat