Gratë lyhen për t’u pëlqyer meshkujve, por nuk është kështu

Life style

Gratë lyhen për t’u pëlqyer meshkujve, por nuk është kështu

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 16:01
Foto Ilustrim

Gratë lyhen shumë duke menduar se kështu do t’u pëlqejnë më shumë meshkujve, por në të vërtetë burrat i preferojnë jo shumë të lyera.

Një studim i tillë është kryer nga Universiteti i Bangorit dhe Universiteti i Aberdinit në Britaninën e Madhe. Gratë pra, lyhen duke menduar se kështu i afrohen më tepër idesë së asaj çka u pëlqen meshkujve, ndërsa në realitet meshkujt i largohen kësaj lloj bukurie.

Ekspertët kryen një studim të thjeshtë: fotografuan 44 vajza pasi këto e kishin hequr grimin dhe pastaj u lanë dorë të lirë për t’u lyer. Më pas kërkuesit i fotografuan të lyera dhe pastaj zhvilluan 21 versione të ndryshme të këtyre fotove, të gjitha duke prekur origjinalin. Në fotot e prekura tualeti ishte kaluar në shkallë nga më të lehtat, deri të më të rënduarat.

Këto foto iu treguan 44 studentëve meshkuj të cilëve iu tha të zgjidhnin se cili version i pëlqente më shumë. Dhe nga kjo rezultoi se ata zgjodhën fotot e punuara, në të cilat vajzat ishin lyer shumë pak. Por të gjithë thanë se meshkujt e tjerë do të zgjidhnin vajzën më shumë të lyer duke bërë kështu një zgjedhje ndryshe nga e tyre. Edhe kur këto foto iu treguan një grupi grash, rezultati ishte i njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat