3 hapa të vegjël por të fuqishëm për të qënë të lumtur

Life style

3 hapa të vegjël por të fuqishëm për të qënë të lumtur

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 07:08
Ilustrim

A keni dëgjuar për ‘molekulën e dashurisë’? Ky emër mund edhe të mos jetë aq i ekzagjeruar në fund të fundit. Oksitocina ndikon në ngritjën e dëshirës për tu lidhur, për tu prekur, për tu përqafuar. Lirimi i oksitocinës stimulon empati, mirësi.

3 nga veprimet dhe praktikat që ngritin prodhimin e oksitocinës në gjak dhe tru janë:

1. Ji prezent;

Të jesh i pranishëm është një dhuratë – për ju dhe për personin para jush. Prezenca do të thotë se sytë, shqisat, veshët dhe trupi juaj janë investuar plotësisht në momentin aktual. Prezenca do të thotë se mendimet, frikat dhe pritjet tuaja nuk janë duke errësuar realitetin e asaj që po ndodh tani.

Prania është e kënaqshme sepse ndihmon çdo ngjarje të vogël në jetë – si kositja e barit ose tharja e flokëve – të bëhet kuptimplotë dhe kënaqëse. Prezenca na mëson gjithashtu të vonojmë kënaqësinë, të ulim pritjet tona, të heqim dorë nga frika dhe të jemi atje vetëm për aventurë.

2. Bëj një dhuratë;

Në një botë që na mëson të jemi të kursyer për të shpëtuar, për të grumbulluar, për të marrë dhe ruajtur, dhënia është bërë një talent i vjetëruar. Ne duam thjesht të marrim e jo të japim. Ndërsa dhënia është zvogëluar në përmasa të vogla të një praktike të rrallë të ruajtur për raste të detyrueshme si ditëlindje apo festa.

Dhënia na bën më të pasur në një mënyrë që nuk mund dhe nuk duhet të matet me shifra ose grafikë. Sepse a nuk është një depozitë e madhe në lumturinë tonë personale të ndihemi të plotë dhe mirënjohës, të lidhur dhe bujarë?

3. Dashuro. Por dashuro njëmend;

Dashuria mund të zgjatet, transformohet dhe përjetësohet. Dashuria është puna e vështirë e të mësuarit, të falni dhe të kuptoni kur egoja juaj po bërtet “Lufto”. Të dish. Të shikosh. Të jesh i magjepsur. Të rriteni së bashku. Për të gjetur gjëra për të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat