Ç’duhet përdorur në maskat e flokëve dhe pse?

Life style

Ç’duhet përdorur në maskat e flokëve dhe pse?

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:04
Foto Ilustrim

Roli dhe funksioni i këtyre përbërësve në flokë

Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Vaji i ullirit ka kohë që përdoret si përbërës kryesor për kujdesin ndaj flokëve. Ai hidraton flokët dhe vepron si një kondicioner natyror për flokë. Vaji i ullirit është shumë i mirë si ushqyes për flokët e brishtë, e thatë, flokët e dëmtuar. Ai i rinovon flokët dhe iu jep një shkëlqim të shëndetshëm.

Qumështi

Eshtë një përbërës natyral mjaft i mirë i cili shërben për të zbutur flokët.

Limoni

Një përbërës natyral i cili shërben për të mbyllur poret në lëkurën e kokës dhe ndihmon në pastrimin e papastërtive nga flokët. Por duhet të keni një kujdes të vecantë në lidhje me këtë përbërës, sepse limoni mund t’i hollojë flokët nësetejkaloni masën e përdorur. Ju duhet ta holloni atë gjithmonë me ujë ne masën 1:2 (lëng limoni për gota uji)

Vaji i kokosit

Një përbërës i shkëlqyer i cili i bën flokët të butë dhe me shkëlqim.

Mjalti

Mjalti  është një përbërës i rëndësishëm për të bërë maska në shtëpi për flokët, veçanërisht nëse keni flokë të thatë. Ai ka veti tonike që shton lagështinë në flokët e pajetë, duke e bërë ngjyrën e flokëve më të ndezur e të shndritshme.

Uthulla e mollës

Përdoret në maskat e flokëve për të eliminuar yndyrat e tepërta në lëkurën e kokës, largon zbokthin dhe irritimet e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat