Marrëdhënia intime me kolegun e zyrës, ja çfarë duhet të shmangni me patjetër

Life style

Marrëdhënia intime me kolegun e zyrës, ja çfarë duhet të shmangni me patjetër

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:12
Ilustrim

Në punë njerëzit kalojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre, por edhe të jetës. Ndaj është e pashmangshme që ashtu siç lindin shumë konflikte, aty të mund të lindin edhe flirte ose edhe deri në marrëdhënie të forta dashurore.

Por ekspertët sociologë thonë se shumë romanca që mund të lindin në punë, mund të jenë të rrezikshme si për karrierën ashtu dhe për ecurinë e tyre në jetë.

Megjithatë, gjatë raporteve në punë mes kolegëve janë disa rregulla që duhet të kihen parasysh dhe të respektohen, sidomos kur bëhet fjalë për lindjen e flirteve apo romancave.

Një hulumtim i revistës “Female First”, ka treguar që 27% e të anketuarve thonë që nuk ka asgjë të keqe romanca në punë.

Sipas një sondazhi të kryer në shtetet evropiane, ka dalë se 38% e europianëve kanë treguar se kanë pasur të paktën një lidhje dashurie në vendin e punës.

Por sidoqoftë, disa rregulla është mirë që t’i respektoni me zgjuarsi, para se të vajtoni më vonë.

Mos u dashuro me shefin

T’i hedhësh sytë shefit tënd, është një gjë klasike, po kujto që paraqet edhe një seri të metash, mund të jetë një problem. Mbi të gjitha, është e natyrshme të tërhiqesh nga dikush që ju admiron. Shpesh është më e thjeshtë të fshehësh marrëdhënien me shefin tënd, nëse ky person drejton një biznes të madh. Por nëse punon në një biznesi të vogël, ndodh e kundërta: marrëdhënia jote do të jetë “në sytë dhe në gojën” e të gjithëve, ndaj do të jeni e detyruar ose t’i jepni fund, ose të shpallni diçka serioze!

Zgjateni sa më shumë kohën e joshjes

A e imagjinon ta përqafosh dhe ta puthësh menjëherë kolegun/kolegen tënde, pa bërë më parë një “lojë” joshjeje? Jo, kjo nuk do të ishte aspak argëtuese. Aspekti eksitus qëndron në faktin që, të zgjasësh sa më shumë fazën e joshjes, sepse kalimi në “akt” do të jetë më i pëlqyeshëm dhe ti do të kuptosh më qartë nëse bëhet fjalë për një “fiksim” apo diçka më shumë.

Kujdes me burrat e martuar

Të lidhesh me një person/e të martuar kur je beqar/e, është gjithmonë një ide e keqe. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe kur marrëdhënia është në vendin e punë. Nëse je në kërkim të një partneri seksual, ka me të vërtetë pak shanse që marrëdhënia të shkoj drejt një fundi të lumtur: personi i martuar do të ketë një jetë në punë dhe një jetë në shtëpi dhe në përgjithësi, mendon se ti nuk mund të bëhesh pjesë e të dytës!

Besoji dikujt

Të kesh një marrëdhënie me një koleg/e në zyrë sjell pashmangshmërisht momente në të cilat do të ndjesh nevojën për të folur me dikë për gjithçka, derisa marrëdhënia mos të jetë më e fshehtë. Ndaj bëni kujdes kur të zgjidheni “të besuarin/ën” dhe “bashkëpunuesin/en” tuaj.

Shmang “pushimin seksi” në zyrë

Mos e bëj veten që të bëhesh “pushimi seksual” i të dashurit tënd, që do të përfitonte për pak çaste të qetësohej pas një momenti me seks të shpejtë!

Lëre në momentin e duhur

Nëse në jetën private është e mundur të zvarritësh për disa kohë një marrëdhënie të destinuar për të mos funksionuar, është gjithashtu absolutisht e mundur të bësh të njëjtën gjë edhe në zyrë. Përse? E thjeshtë: është e pamundur të parashikosh si do të reagoj një person “i lënë”. T’i japësh fund një historie në zyrë, në një farë mënyre, do të thotë të dyfishosh problemet me të cilat mund të ndeshesh, po kështu duhet të marrësh parasysh edhe “hakmarrjen” që mund të kanoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat