12 gjëra që i çmendin burrat gjatë seksit

Life style

12 gjëra që i çmendin burrat gjatë seksit

Nga: D.B. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Foto Ilustrim

Gjëja e parë që vlen të përmendet, mos mendoni vetëm si ta kënaqni partnerin.

Ju duhet të kënaqeni për veten nëse doni të bëni dikë të ndjehet mirë.

Orgazma juaj është e rëndësishme për partnerin tuaj aq sa për juve, prandaj ndiqni këto këshilla, që jeta juaj seksuale të jetë perfekte!

Tregojini se çfarë ju pëlqen. Ata nuk mund ta dinë se çfarë ju pëlqen juve nëse ju nuk jeni të hapura për preferencat.

Mos u kufizoni vetëm në dhomën e gjumit. Seksi spontan, qoftë në dush, kuzhinë, në një bano publike, në plazh, kudo qoftë, do të jetë shumë më sensual nëse ju nuk kufizoheni vetëm në dhomën e gjumit

Shikojeni në sy. Nuk ka diçka më romantike dhe erotike në të njëjtën kohë sesa ta shikoni në sy partnerin gjatë seksit, transmeton lajmi.net.

Mund të ju duket absurde, por kjo tregon se ju jeni me të vërtetë vetvetja me ta në shtrat, sepse jeni rehat edhe të qeshni gjatë seksit.

Bëni “dashuri”. Seksi sensual është ajo që tregon se sa keni ndjenja për atë person. Disa puthje dhe përqafime, mbajtja e duarve etj, do jenë një shtyrje e mirë.

Niseni ju seksin. Nuk është e thënë që vetëm partneri juaj të inicioi marrëdhënien. Tregojini se edhe ju doni të bëni seks, transmeton " Bota sot".

Mos ke frikë të jesh e zhurmshme. Askujt nuk i pengon nëse ju e lini vetën të nxirrni zë, kjo në fakt vetëm sa do e eksitoj më shumë.

Jeni aktive. Nuk është detyra e mashkullit të bëjë gjithë punën, ju duhet të jeni aktive gjithashtu.

Provoni pozicione të ndryshme. Seksi më i mirë është ai ku ju eksperimentoni dhe provoni pozicione të reja.

Merreni kontrollin ju. Edhe burrave iu pëlqen të nënshtrohen nganjëherë.

Jeni direkte për çfarë ju pëlqen. Ai nuk mund ta dijë se çfarë keni dëshirë të bëni nëse ju keni turp të tregoni.

Pamjet kanë rëndësi. Është mirë të keni paksa dritë gjatë seksit, sepse seksi është shumë i varur nga ajo çfarë sheh, jo vetëm nga çfarë ndjenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat