Sipas recetës së dermatologut më të famshëm në botë: Pas përdorimit të kësaj maske, lëkura juaj do të jetë tepër e butë

Life style

Sipas recetës së dermatologut më të famshëm në botë: Pas përdorimit të kësaj maske, lëkura juaj do të jetë tepër e butë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 22:58
Ilustrim

Zgjedhje më e mirë për kujdesin e lëkurës janë gjithmonë maskat e bëra vetë që shumë lehtë mund t’i bëjmë nga produktet me çmime të volitshme.

Kendall Jenner ka zbuluar një recetë për një maskë fytyre që e përdor rregullisht të cilën ia ka rekomanduar dermatologu i saj, i cili është përgjegjës për paraqitjet e shumë yjeve të Hollywoodit.

Për ta përgatitur do t’ju duhen: – 1 avokado; – 1 lugë thërrmija tërshëre të përzier me pak ujë; – 1 deri në 2 lugë çaji me mjaltë; 2 pikë vaj esencial livande.

Përgatitja: shtypni avokadon dhe shtoni thërrmijat e tërshërës, mjaltin dhe vajin e livandës. Të gjitha përzieni mirë derisa të bëhet tretje homogjene dhe maska është e gatshme për përdorim.

Arsyeja për çfarë kjo maskë është aq e efektshme: avokadoja është e pasur me vitaminat A, C, E, K, B dhe folate të cilat ndihmojnë në shkatërrimin e radikaleve të lira dhe në qetësimin e foto-dëmtimeve në lëkurë.

Përveç kësaj, thartirat yndyrore, të cilat gjenden në avokado i ofrojnë lëkurës një dozë të nevojshme lagështie dhe e mbajnë të lëmuar. Vaji i livandës ndihmon që të qetësohet lëkura e irrituar.

Mjalti ushqen në thellësi lëkurën dhe ia kthen shkëlqimin. Maska qitet në zonat e dëmtuara të fytyrës dhe mbahet rreth 20 minuta. Pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat