Mendimi se je i mbikualifikuar ta shkatërron karrierën

Life style

Mendimi se je i mbikualifikuar ta shkatërron karrierën

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Ilustrim

Shikoni mirë para se të shkatërroni veten.

Nëse po ndiheni sikur keni filluar të zhvilloheni më shpejtë se sa për pozitën tuaj aktuale, ju ndoshta duhet të shikoni sjelljet tuaja më me kujdes.

Studiuesit në Florida Atlantic University’s College of Business zbuluan se njerëzit të cilët mendojnë se janë të mbikualifikuar për punën e tyre shpesh ndihen të pakënaqur me punën dhe vendin e tyre brenda organizatës. Kjo dërgon në frustrim mendor, e cila në kthim, i bën të sillen keq.

“Ne përpiqemi në punë dhe presim shpërblime në kthim, si mundësi karriere dhe respekt. Dhe për një punonjës të mbikualifikuar, ajo pritshmëri është shkelur’’, shpjegoi profesori i menaxhmentit në FAU Michael Harari në një përmbledhje të studimeve.

“Kjo është një përvojë stresuese për punonjësit, e cila dërgon në mirëqenie të dobët psikologjike, si emocione negative dhe tendosje psikologjike’’.

Nëse ndiheni të stresuar dhe të pavlerësuar, ka shumë gjasa se ju do të veproni dhe trajtoni tjerët keq.

Studiuesit zbuluan se punonjësit të cilët mendojnë se janë të mbikualifikuar ‘’angazhohen në sjellje jonormale’’ si p.sh. dalja herët nga puna, arritja vonë, ngacmimet madje edhe vjedhjet. Në themel, nëse ka mënyra për të bërë gjërat të funksionojnë në mënyrë më pak efikase në zyrë, ata të cilët mendojnë se janë të mbikualifikuar mund t’i bëjnë ato gjëra shumë mirë.

Tani, jo gjithkush i cili mendon se duhet të ngritet në pozitë duhet të veprojë në atë mënyrë. Studiuesit shënuan se ata punonjës të cilët ishin më të rinj, më të arsimuar ishin ata të cilët ‘’raportuan nivele më të larta të mbikualifikimit të perceptuar’’.

Mbani në mend: Nëse po ndiheni të ngecur, mendoni se çfarë ju nevojitet për të arritur qëllimet tuaja. Mos e nxirrni jashtë tek njerëzit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat