Studentë, a doni t'i dini sekretet e të mësuarit?

Life style

Studentë, a doni t'i dini sekretet e të mësuarit?

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:47
Ilustrim

Koha e provimeve ka afruar, dhe ju ende po mendoni se si do ta kaloni këtë kohë pa stres dhe me sa më shumë sukses. Për të pasur një mësim efektiv dhe të suksesshëm ju duhet të dini disa truqe që përdorën nga studentët anë e mbanë botës por prapë askush nuk ka marrë mundin të ju spjegoj se cilat janë ato. Unik Portal ju sjellë disa këshilla që duhet ti ndiqni nëse dëshironi të shënoni sa më shumë pikë!

1. Mundohuni të mësoni në orën e njëjtë çdo ditë.

Mësimi në orën e njëjtë do të krijojë një rutinë për ju dhe do të bëhet pjesë e jetës suaj siç është gjumi ose ngrëni.

2. Merrni pjesë në çdo ligjëratë;

Asnjëherë mos mungoni në një ligjëratë, sidomos për arsye të thjeshta si komunikacioni, gjumi etj.

3. Uluni në rendin e parë gjithmonë pranë ligjëruesit;

Kjo do t’iu ndihmojë që ju të fokusoheni në atë që po flitet dhe të mos dekoncentroheni.

4. Përdorni laptopin dhe telefonin tuaj të mençur me shumë kujdes;

Këto dy të fundit të kombinuara mund të ndikojnë në uljen e notave tuaja. Përdorni ato vetëm gjatë pauzave.

5. Pyetni;

Flisni me profesorin tuaj. Pyetni atë për gjërat që nuk I keni kuptuar. Profesorët pëlqejnë studentët që janë aktiv.

6. Mbani shënime;

Nguliteni në mendje që ju nuk mund të mbani në mend çdo ligjëratë. Gjithmonë mbani shënime për gjërat që ju duken më të rëndësishme.

7. Gjithmonë filloni detyrat nga më e vështira;

Kjo pasi që nëse detyrat më të vështira lihen për në fund, koncentrimi juaj do të ulet dhe do të ndikojë që të mos jeni edhe aq të suksesshëm në zgjidhjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat