5 punë që mund t’i bëjnë dashamirët e artit

Life style

5 punë që mund t’i bëjnë dashamirët e artit

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

E bukura është gjithmonë ajo çfarë na tërheqë, na bën më të ndjeshëm dhe më fisnikë. Prandaj nga shumëkush arti cilësohet si diçka që nuk na lejon që të bëhemi sipërfaqësorë, por arrin që të na i nxisë të gjitha ndjenjat.

Disa persona pasionin për art “e shfrytëzojnë” vetëm gjatë kohës së lirë, por ka të tjerë që atë pasion dhe aftësi duan ta lidhin edhe me profesionin që do ta ushtrojnë në të ardhmen. Ndaj, janë disa profesione që personat të cilët nuk e shohin artin pamor vetëm si diçka “të bukur”, mund t’i ushtrojnë.

Kurator në muze

Njëri nga profesionet që mund të ushtrohen nga dashamirët e artit është të jesh kurator në një muze. Koleksionet e veprave të artit mbikëqyren dhe menaxhohen nga kuratorët e muzeve. Ky është një profesion i duhur pë rata që e dashurojnë artin, sepse gjithë njohuritë dhe përgatitjet që kanë bërë në këtë fushë mund ta shprehin aty. Me një sy artistik dhe një përgjegjësi të madhe, kuratorët interpretojnë artin në grup, e kontekstualizojnë dhe e shfaqin atë në muze dhe galeri.

Nuk është e domosdoshme që të dini të skiconi, pikturoni apo skalisni për të qenë kurator. Por trajnimi, pasioni dhe edukimi në këtë fushë kërkohen patjetër. Kuratorët nuk janë vetëm përgjegjës për gjetjen e artit dhe shfaqjen e tij para publikut; ata duhet të kujdesen për të. Kjo karrierë rrethon një person në art çdo ditë, ndërsa kërkon gjithashtu që ata të kuptojnë anët e biznesit dhe marrëdhënieve me publikun në botën e artit.

Shitës pikturash

Nëse përveç artdashjes keni edhe talent për të krijuar, atëherë mos ngurroni të jeni kreativ dhe të filloni të bëni diçka nga e cila mund të keni përfitime. Ka shumë mënyra për të jetuar me artin tuaj. Ato çfarë krijoni mund t’i shisni në tregjet lokale, në internet, apo edhe t’i reklamoni ato në qytetit ku jetoni dhe të krijoni sipas kërkesave. Do të ju duhet përkushtim dhe shumë punë për të filluar diçka të tillë, por do të ketë gjithmonë njerëz që do t’i blejnë krijimet tuaja dhe më e rëndësishmja t’i vlerësojnë ato.

Mësues

Të bëhesh mësues arti është një karrierë më e qëndrueshme, sesa të jesh vetëm krijues arti në kohë të plotë. Përmes mësimdhënies, do të jeni në gjendje që mësimet tuaja rreth artit t’i transmetoni, qoftë për fëmijët tetë vjeçarë që pikturojnë gjithçka, apo për gjimnazistët që janë të uritur për historinë e artit.

Të jesh mesues ka gjithashtu edhe përparësi të tjera, sepse kjo i mban të mbrehtë aftësitë rreth artit, e po ashtu gjatë pushimeve ka mjaftueshëm kohë që të përkushtoheni në pjesën krijuese.

Riparues i veprave të artit

Kjo punë ju jep mundësinë për të punuar në vetë artin që doni më shumë. Restauruesit e artit janë përgjegjës për riparimin e dëmeve në pikturë, murale, skulptura, mozaikë dhe shumë lloje të artit. Cilido që të jetë ai, një restaurues duhet që të bëjë shumë hulumtime dhe të studiojë rreth historisë së krijuesit, në mënyrë që të mund ta kthejë formën e tij origjinale.

Pastrimi dhe ruajtja e veprave të artit është një detyrë shumë e rëndësishme. Kjo është punë perfekte për artistë të aftë, të përpiktë dhe të pasionuar, të cilët pasi të kenë përfunduar kurset dhe trajnimet e nevojshme të certifikimit, të fillojnë të punojnë në këtë profesion.

Udhërrëfyes për turne

Puna më e mirë për t’i thelluar njohuritë për historinë e artit është të qenurit udhërrëfyes nëpër muze arti. Për ta bërë këtë punë kërkohen trajnime dhe kjo ju ndihmon për të komunikuar dhe mësuar rreth artit me të cilin jeni dashuruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat