Pse kalimi te produktet natyrale të bukurisë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë? Nga puçrrat deri tek alergjitë

Life style

Pse kalimi te produktet natyrale të bukurisë, mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë? Nga puçrrat deri tek alergjitë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Fjala “organike” tingëllon padyshim më tërheqëse sesa diçka e prodhuar artificialisht, por e gjitha është një iluzion.

Për shembull, jo shumë kohë më parë pati një reagim të madh ndaj ushqimit që përmban OMGJ (organizma të modifikuar gjenetikisht).

Njerëzve ju kërkua të kalonin tek prodhimet organike dhe të hanin pastër, por deri më tani është vërtetuar që OMGJ nuk kanë ndonjë ndikim negativ tek ne nëse i konsumojmë.

Sot, vërtetohet e njëjta gjë, por me lëkurën “natyrale”.

Nëse mendoni se duhet të ndërroni produktet tuaja të bukurisë me ato organike, “Bright Side” zbulon se çfarë fshihet saktësisht pas këtyre zgjedhjeve.

“Pa kimikate” është reklamë false.

Le të fillojmë me bazat: nëse shihni fjalën “natyrale” në etiketë, nuk do të thotë se është pa kimikate. Uji është gjithashtu një kimikat.

Përveç kësaj, dermatologët shpjegojnë se produktet “natyrale” nuk janë hulumtuar aq mirë sa ato të rregulluara siç duhet.

Në fund të fundit, filloni të lexoni listën e përbërësve në pjesën e pasme në vend që të besoni ato që thotë etiketa e përparme.

Produktet totalisht natyrale kanë një jetëgjatësi shumë të shkurtër.

Duhet të keni kujdes kur produkti juaj natyral skadon, veçanërisht nëse e keni bërë vetë. Përbërësit organikë zgjasin mesatarisht 3 muaj, kështu që zëvendësimi i tyre do të jetë përparësia juaj.

Mos përdorni produkte natyralë pas datës së skadimit, pasi mund të prodhojnë myk dhe maja, veçanërisht nëse përmbajnë ujë.

Përbërësit natyralë të papërpunuar mund të jenë jashtëzakonisht të dëmshëm.

Kur përbërësit formulohen në një laborator, pavarësisht nëse janë sintetikë ose natyralë, ata manipulohen në një mënyrë që të ruajnë vetëm vetitë e tyre më të mira, ndërsa pjesa tjetër filtrohet.

Le të hedhim një vështrim tek aloe vera, një përbërës qetësues shumë i njohur në shumë kremëra që në fakt funksionojnë. Sidoqoftë, lëngu i papërpunuar i aloe verës përmban elementë kancerogjenë që mund të shkaktojnë kancer.

Kjo është pikërisht arsyeja pse e përpunuar nuk do të thotë domosdoshmërisht e keqe.

Scrub-i i prodhuar vetë është më i dëmshëm sesa ai që blini.

Scrub-i është një trajtim shumë i dobishëm për kujdesin e lëkurës: heq qelizat e vdekura, rigjeneron lëkurën dhe ju jep një pamje më të freskët.

Padyshim, kur përdorni scrub natyral, ai mund të rezultojë shumë i ashpër për lëkurën tuaj. Sheqeri, i cili është një nga përbërësit më të njohur në pastrimet organike, ka molekula të mëdha që gërvishtin lëkurën.

Nga ana tjetër, scrub-i që blini është çuditërisht shumë më i butë dhe efektiv. Të dyja metodat duhet të kryhen si duhet, kështu që gjithmonë këshillohuni së pari me një dermatolog.

Rreziku i alergjisë dhe mbindjeshmërisë është shumë i lartë.

Shumë gjëra që ne i konsiderojmë të natyrshme mund të shkaktojnë alergji, si për shembull rozmarina, vaji i kokosit, çaji dhe veçanërisht çdo gjë me bazë agrumesh.

Në të njëjtën kohë, disa produkte që janë formuluar në laborator janë shumë më të qëndrueshme, më pak acide dhe janë bërë posaçërisht për lëkurë të ndjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat