Mirëqenia psikologjike, ja se si të stimuloni energjinë pozitive

Life style

Mirëqenia psikologjike, ja se si të stimuloni energjinë pozitive

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 11:38
Ilustrim

Ka raste kur ndiheni të dobët dhe keni mungesë energjie, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, energjia është një pus i pafund, ajo është e rinovueshme, thjesht duhet të bëni veprimet e duhura. Për të mos ju mbaruar kurrë energjia pozitive, kryeni këto gjeste çdo ditë.

9 gjëra që stimulojnë energji pozitive edhe në kohërat kur ndiheni veçanërisht melankolikë dhe nuk doni të bëni asgjë.

Ja se çfarë mund t’ju ndihmojë të gëzoni:

Një shëtitje në natyrë

Kontakti me natyrën është i dobishëm për gjendjen tonë shpirtërore. Disa bimë kanë fuqinë të gjallërojnë disponimin dhe vetëbesimin tonë. Për shembull bimë të tilla si rozmarina, jasemini, kaktusi, nenexhiku, aloe, trumza, eukalipt, krizantemat janë energjizuese.

Vizitoni një vend pozitiv

Disa vende ju bëjnë të ndiheni më mirë se të tjerët. E gjitha është çështje vibrimesh dhe është plotësisht subjektive. Ndoshta duke bërë një shëtitje në treg ju bën të ndiheni më mirë sesa të hyni në një dyqan ushqimesh. Ka vende ku posa hyni ndiheni të përshkuar nga një ndjenjë relaksimi.

Erërat që zgjojnë kujtesën e nuhatjes

Disa erëra zgjojnë kujtesën tonë dhe bashkë me të edhe ndjesitë e bukura që lidhen me ato kujtime. Kjo është kujtesa jonë e nuhatjes, një element tjetër për të cilin mund të apelojmë për të stimuluar energjinë tonë pozitive. Bëni një listë të të gjitha atyre aromave që ju bëjnë të ndiheni më mirë, në mënyrë që të mund të shfrytëzoni stokun tuaj të optimizmit nëse është e nevojshme.

Aktiviteti fizik

Menjëherë pas sforcimit fizik, trupi ynë çliron endorfinë dhe falë tyre ju mund të ndjeni një valë të humorit të mirë. Hormonet e kënaqësisë janë më të mirat që mund të përdorni, për t’i dhënë një shtysë pozitivitetit.

Muzika

Disa këngë ju bëjnë të lumtur, ju bëjnë të dëshironi të këndoni dhe vallëzoni. Lëreni veten të mbingarkuar nga ritmi, vallëzoni dhe këndoni dhe do të shihni se endorfina do t’ju bëjë të ndiheni edhe më mirë. Krijoni një listë me të gjitha këngët që ju gëzojnë dhe kur ndiheni të mërzitur dëgjojini ato.

Lexoni një libër ose shikoni një film

Filmat ashtu si muzika janë dhënës të shkëlqyeshëm të energjisë pozitive. Komeditë për shembull na bëjnë të qeshim dhe të ndjehemi menjëherë më mirë. Librat gjithashtu kanë të njëjtën fuqi për të na bërë të ndihemi mirë.

Uji

Tingulli i ujit është relaksues. Nëse jeni me fat të jetoni pranë një lumi ose një ujëvare, shëtisni në atë zonë aq shpesh sa e ndjeni të nevojshme, ose bëni një shëtitje buzë detit, zhurma e valëve që përplasen në shkëmbinj, derdhja e një përroi dhe madje edhe tingulli i shiut mund të ketë një efekt pozitiv tek ne. Nëse nuk ju pëlqen të dilni, mund të dëgjoni një përmbledhje të tingullit të ujit në YouTube, do të duket e pafund.

Zhytuni në ujë

Uji largon çdo negativitet dhe mendime të këqija. Zhytuni në pishinë ose në vaskë. Zhytuni dhe ndjeni mirëqenien që përshkon trupin tuaj. Nëse nuk keni vaskë, futuni në dush dhe lëreni ujin të lajë të gjitha mendimet dhe shqetësimet tuaja të këqija.

Përkëdhel veten duke u kënaqur me një nga pasionet e tua

Kujtojini vetes tuaj se e doni, përkëdheleni atë. Herë pas here bëjini vetes një dhuratë ose përgatitni pjatën tuaj të preferuar. Kontakti me atë që duam na bën të ndihemi mirë, njësoj si afërsia e personit me të cilin jemi të dashuruar. Mos harroni të bëni një listë të të gjitha gjërave që ju bëjnë të ndiheni mirë, sepse në kohë nevoje ato gjithmonë na shpëtojnë. Kushtojini vetes 5 ose 10 minuta çdo ditë për të bërë diçka që ju bën të ndiheni mirë dhe do të shihni se energjia pozitive del në horizont!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat