A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid-19?

Life style

A duhen dezinfektuar sipërfaqet për shkak të Covid-19?

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 23:49
Ilustrim

Përse vijojmë të dezinfektojmë sipërfaqet nga frika e koronavirusit kur e dimë se ai qëndron në ajër? Kjo pyetje shtrohet në një artikull të publikuar në New York Times ku shtjellohet mënyra e transmetimit të virusit SARS-CoV-2.

Dezinfektimi i sipërfaqeve është një praktikë që po ndiqet në mbarë botën sidomos në shkolla, kisha, bare dhe restorante, por shkencëtarët i qëndrojnë ende opinionit se nuk ka prova të infektimit nëpërmjet sipërfaqeve të kontaminuara.

Në fillim të pandemisë iu dha shumë hapësirë mënyrave të dezinfektimit të ndërtesave bazuar edhe në rekomandimet e OBSH’së, por prej muajit Korrik pas një studimi të botuar në revistën Lancet nënvizohej se numri i personave të infektuar në këtë mënyrë ishte tejet i ulët në krahasim me ata që e merrnin virusin nëpërmjet ajrit të ndotur.

Më shumë se 200 shkencëtarë i kërkuan OBSH që të mbështesë variantin se transmetimi kryesor është nëpërmjet ajrit. Virusi mund të qëndrojë për disa ditë në sipërfaqe plastike apo çeliku, por sa më gjatë që kalon, aq më shumë ngarkesa virale zvogëlohet derisa zhduket dhe rreziku i infeksionit është i ulet.

Kjo gjithsesi nuk mund të thuhet për spitalet ku ngarkesa e Covid është tepër e lartë dhe nëse me duar të papastra prekim gojën apo hundën. Ndaj larja e duarve me ujë dhe sapun për 20 sekonda ose me një xhel dezinfektues është arma më e mirë e mbrojtjes sesa dezinfektimi i sipërfaqeve.

Edhe nëse një objekt siç janë dorezat, çelësat, butonat, stilolapsat, celularët janë të “kontaminuar”, higjiena e duarve është e mjaftueshme për të neutralizuar virusin në pak sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat