Kur “hamë” emocionet tona

Life style

Kur “hamë” emocionet tona

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:32
Foto Ilustrim

“Të hamë” emocionet tona do të thotë të gëlltisni më shumë ushqime se sa është nevoja dhe sigurisht jo më të shëndetshmet, pasi ushqimi bëhet si rrugëzgjidhje.

Nuk hahet vetëm ushqimi. Ndonjëherë hamë edhe emocionet tona, i gëlltisim në mënyrë kompulsive pasi kërkojmë të shprehim atë që kemi brenda. Përpiqemi të mos qajmë, turpërohemi kur jemi të trishtuar dhe përmbajmë zemërimin, apo duke ia “nxjerrë inatin” atij që nuk e meriton.

Hani se keni uri, apo për të ngopur emocionet?

Hamë emocionet tona kur hyjmë në kuzhinë, dhe pa patur fare uri, hamë çfarë na del para në frigorifer, dhe ndonjëherë ndodh të jetë e pashëndetshme. Është një mënyrë për të mbushur zbrazëtinë emocionale.

Në vend që të përballemi e injorojmë, duke bërë pa dashje atë që në fakt është për të shuar urinë, por në realitet bëhet fjalë për urinë emocionale.
Ushqimi i pakontrolluar është një shqetësim që prek mjaft persona, duke ngrënë në mënyrë të dhimbshme derisa nuk mbani dot më. Nuk bëhet fjalë as për uri, as për neps apo shije. Arsyeja që na shtyn të hamë është një trishtim i fortë që kërkon të mbytet.

Në çfarë mënyre “i hamë” emocionet?

Duke dashur të identifikojmë llojin e emocioneve duhet të analizojmë mënyrën tonë të ushqimit. Stresi: hamë shumë shpejt, pa shijuar ushqimin. Frika: Kuzhina dhe ushqimet e saj bëhen streha jonë. Faji: Hamë më shumë se sa duhet, për pasojë, shëndoshemi.

Trishtimi: Jemi gjithmonë në kërkim të diçkaje të ëmbël apo ushqime jo të shëndetshme. Zbrazëtia: Hamë në mënyrë impulsive për t’u ndjerë plot.

Zgjidhja? E rëndësishme është të jemi të vetëdijshëm se nuk po hamë se kemi uri dhe për të kuptuar emocionin tonë. Ekspertët këshillojnë të mos mbani gjithçka brenda,shprehini në mënyrën e duhur dhe pa lënduar kërkënd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat