Nga luhatja e humorit deri tek depresioni, ja nga çfarë do të “shpëtoni” nëse konsumoni kafe rregullisht sipas shkencës

Life style

Nga luhatja e humorit deri tek depresioni, ja nga çfarë do të “shpëtoni” nëse konsumoni kafe rregullisht sipas shkencës

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Pasi provoi se pirja e kafesë zgjat jetën tuaj, shkenca tani pretendon se konsumimi i rregullt i saj mund të ndihmojë në rënien në peshë.

Kjo do të thotë që përveçse do të jetë shpëtimtari juaj gjatë mëngjeseve, kafja do të jetë edhe trajneri juaj personal.

“Bright Side” sjell disa fakte interesante në lidhje me kafen.

Një studim i kryer nga shkolla e mjekësisë në “Universitetin e Nottingham”, ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kafesë mund të djegë kaloritë në trupin tuaj.

Kafeina përmirëson metabolizmin, duke bërë kështu që ju të humbni automatikisht edhe peshë.

Studimi shton më tej se kafeja stimulon djegien e llojit të yndyrës që gjendet në pjesën e trungut dhe në qafë. Kjo lloj yndyre është përgjegjëse për prodhimin e nxehtësisë në trupin tonë dhe për zvogëlimin e dhjamit të bardhë.

Pirja e rregullt e kafesë gjithashtu mund të mbajë larg ndryshimet e humorit dhe depresionin. Në fakt, kafeina mund t’ju ​​ndihmojë të luftoni migrenën, sepse është e pasur me antioksidantë.

Kafeja është gjithashtu e njohur për mbajtjen e sistemit imunitar të fortë dhe të shëndetshëm. Sidoqoftë, e gjithë kjo vlen vetëm për kafen natyrale.

Kafeja e çastit ose ato që merrni në kafene ndoshta nuk janë një ide e mirë. Ato shpesh përmbajnë kimikate, konservantë dhe sheqer, të cilët vetëm do të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Sidoqoftë, medalja ka gjithmonë dy anë. Edhe pse kafeja ju ndihmon të humbni peshë dhe ka shumë përfitime të tjera, duhet të monitoroni sasinë që konsumoni.

Në një studim tjetër, i cili u botua në “Gazetën Amerikane të Ushqimit Klinik”, shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi afatgjatë i kafesë mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Për ta përmbledhur, pini një filxhan kafeje në ditë, por mos lejoni që dashuria juaj për kafenë të shkojë shumë larg!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat