Si të dukemi bukur dhe me stil në zyrë

Life style

Si të dukemi bukur dhe me stil në zyrë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Foto Ilustrim

Gjatë përditshmërisë ti mundesh të bësh zgjedhje të ndryshme për dukjen tënde. Mund të zgjidhni veshjen elegante , sportive, e rastësishme varët se në çfarë  vendi do të shkoni .Mirëpo kur është fjala se cila do ishte përzgjedhja e juaj për vendin e punës ju duhet të keni kujdes gjatë përzgjedhjës së dukjes tënde e posaçërisht nëse vendi juaj është një vend serioz.

Gjithmonë duhet ditur se si të visheni në mënyrë të duhur, në vendin e duhur. Shpeshherë femrat të cilët punojnë nëpër zyre, mërziten nga uniformat e tyre klasike.

Femrat për t’u dukur të zgjuara, elegante dhe me stil, duhet të eksperimentojnë edhe me veshjet e tyre të punës, duke mos e tepruar, por duke u dhënë përparësi modeleve klasike.

Bazuar në këshillat e dizajnerëve, femrat në zyre duhet të vishën me bluza apo këmishë më mëngë të gjata dhe me fustane të gjatë gjerë nën gjunjë.

Për t’u dukur bukur në zyrë mund të bëni kombinime nga fustanet dhe pulovrat super të lëmuara, deri tek ato më të rëndat, nga veshjet klasike me ngjyra të errëta, deri tek ngjyrat e mrekullueshme me kombinime të pafundme.

Më poshtë, keni disa propozime çfarë mund të veshësh në zyrë që të dukesh gjithmonë me stil, por edhe të jesh komode.

Fustani nga beli deri nen gjunjë eshte gjithmonë i mirëseardhur ne nje vend pune siç është zyra . Ne këtë lloj fustani ti gjithmonë do te ndjehesh elegante po te njëjtën kohe edhe komod.

Këtë fustan ju mund të kombinoni me këmish me mëngë të gjatë dhe shkurtë ,bluzë me mëngë të gjatë dhe të shkurt dhe gjithashtu me një bluzë me mëngë të thjeshtë.

Diçka tjetër që është e përshtatshme për zyrë janë kimonet  të cilat preferohën  nga shumë vajza. Ato zakonisht kombinohen me këmishë të bardhë ose të zezë.Një tjetër dukje për zyre e cila preferohët shume është një konbinimë mes ngjyrave bardh e zi e cila gjithmonë duket elegante.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat