3 gabimet e meditimit që ju po bëni

Life style

3 gabimet e meditimit që ju po bëni

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 17:45
Ilustrim

Meditimi është më shumë se i famshëm këto ditë, duke shtuar përdoruesit e tij dita ditës. Sidoqoftë me popullaritetin e shtuar shpesh vijnë edhe shumë të pavërteta rreth meditimit. Shikojeni se cilat janë disa nga këto gabime që ju po i bëni gjatë meditimit.

1. Ju mendoni se meditimi është vetëm për të mos menduar…

Nëse mënyra e vetme për të pastruar mendjen nga të gjitha mendimet do të ishte meditimi atëherë askush nuk do të meditonte ndonjëherë. Është e pamundur të mos mendosh për ndonjë gjë! Përderisa një mendje totalisht e qetë është një qëllim që mund ta kërkoni me vite të tëra madje një jetë të tërë, është e nevojshme të dini që ju mund të eksperienconi benefitet e meditimit herën e parë që uleni për të medituar. Mbyllini sytë dhe merrni 10 herë frymë thellë.  Meditimi është për të gjithë në çdo nivel të eksperiencës. Në vend që të kthjelloni mendjen nga të gjitha mendimet thjeshtë mundohuni të fokusoheni në një mendim të vetëm. Dhe thjeshtë observoni se cfarë do të ndodhë pastaj.

2. Ju mendoni se duhet të meditoni për periudha shumë të gjata kohore…

Dhe ju po tentoni të shtyni vetën të meditoni për periudha më të gjata se që duhet. Benefitet e meditimit vijnë nga kualiteti i kohës në jastëkun tuaj e jo nga koha e kaluar në të. Ne jetojmë në një botë mjaft të zënë, e me shumë përgjegjësi për secilin nga ne çdo ditë. Stresi se a po kaloni kohën e duhur duke medituar nuk duhet të jetë një problem shtesë për ju. A jeni të gatshëm të gjeni një vend të qetë ku nuk do t’iu shqetësojë asgjë për disa minuta? A është e mundur për ju të mbyllni sytë e të merrni frymë thellë? A mund të uleni në një pozitë relaksuese për të liruar tension nga muskujt tuaj? Këto janë disa nga karakteristikat që përfshijnë një meditim efektiv, dhe jo koha që kaloni duke medituar.

3. Ju mendoni se meditimi bëhet fjalë vetëm për natyrën shpirtërore…

Në vend që ta kuptoni se meditimi është një teknikë praktike për të menaxhuar stresin dhe për ta balancuar jetën tuaj. Meditimi nuk I përket asnjë feje apo filozofie specifike. Edhe pse shumë njerëz e përdorin atë si pjesë të praktikimit të fesë së tyre. Sidoqoftë meditimi është përdorur për mijëra vite me radhë për të pasur një shëndet të mirë mental, emocional dhe fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat