Ruajtja e stolive të shtrenjta: Pastrimi nga lagështia dhe vendosja në kuti të veçantë

Life style

Ruajtja e stolive të shtrenjta: Pastrimi nga lagështia dhe vendosja në kuti të veçantë

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Stolitë e shtrenjta do të duhej t’i mbani në kuti të vogla të mbështjella me tekstil, mirëpo duhet të dini edhe që gurët gjysmë të çmuar dhe ata të çmuar ka rrezik të dëmtohen, andaj nuk është mirë t’i vendosni në grumbuj

– Pas bartjes apo kur stolinë dëshironi ta përgatitni, do të duhej ta pastroni nga lagështia dhe djersitja eventuale, por edhe nga ndotjet e vogla, këshillon Saurabh Khandelwal nga Dhanvi Diamonds për Times of India,..

Për pastrim janë ideale leckat e pambukta, por të përdorshme janë edhe dorezat e pambukta, me të cilat më lehtë mund t’i trajtoni stolitë e shtrenjta.

Image

Alternativë e mirë janë edhe leckat të cilat shpesh na vijnë në komplete me syze.

Vende ideale për ruajtjen e stolive janë kutitë e vogla me vende ndarëse, në mënyrë që pjesët e stolive të jenë të ndara njëra nga tjetra.

Pra, gurët mund të dëmtohen, shumica e tyre nuk janë edhe aq të fortë siç duken.

Nga mënyra e ruajtjes së stolive varet edhe qëndrueshmëria e tyre.

Eksperti rekomandon pastrim profesional të stolive të shtrenjta një herë në vit.

Herë pas here kontrolloni stolitë, ka mundësi ndonjë grep të jetë dobësuar, andaj ka mundësi lehtë ta humbisni.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat