Njëra ndër lulet më të bukura fsheh simbolikën e pabesueshme

Life style

Njëra ndër lulet më të bukura fsheh simbolikën e pabesueshme

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:21
Ilustrim

Lulja gerbera (emrin e ka marrë sipas botanistit gjerman Traugott Gerber) ka domethënie të pasur simbolike

Lulja gerbera ka një kuptim të pasur simbolik. Ngjall emocione pozitive me ngjyrat saj të hareshme dhe do të jetë një kujtesë e shkëlqyeshme për të kapërcyer melankolinë dhe trishtimin që e përjetoni aktualisht.

Për shkak që petalet e saj qëndrojnë të hapura edhe gjatë natës simbolizon edhe miqësinë, çiltërsinë, forcën dhe madhështinë dhe prandaj më së shpeshti u dhurohet miqve.

Lulja gerbera simbolizon lumturinë dhe gëzimin. Ajo do të sjellë dritën e diellit dhe ngrohtësinë në shtëpinë tuaj pa marrë parasysh se sa duket e zymtë dita.

Simboli i gerberas është i lidhur me bukurinë, pastërtinë dhe çiltërinë; shpreh çudi, dashamirësi dhe thellësinë e ndjenjës. Një koncentrat i vitaminave për të ofruar në çdo kohë!

Pasi që është edhe simbol i fëmijëve dhe amësisë, do të jetë dhuratë e përsosur për femrën e cila pikërisht ka lindur fëmijë apo pret të lindë.

Kjo lule gjendet në ngjyra të ndryshme.

Gerbera e verdhë simbolizon gëzimin, gerbera e kuqe zgjimin e afshit dhe energjisë, gerbera e trëndafiltë vepron në mënyrë qetësuese, e portokallta paraqet simbol jete dhe shëndeti, ndërkaq gerbera e bardhë qetëson trurin.

Ka rreth tridhjetë lloje të gerberas. Me lule e saj të thjeshta, të dyfishta, apo të varura, deri në 12 cm Gerbera është bërë që nga viti 1970 lulja e pestë më popullore në botë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat