Kur t’i zgjoni dhe t’i vendosni në gjumë fëmijët?

Life style

Kur t’i zgjoni dhe t’i vendosni në gjumë fëmijët?

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Ndër sfidat më të vështira të prindërve është se kur duhet t’i vendosin fëmijët në gjumë. Nëse i vendosni në gjumë shumë herët, ata do të zgjohen nga gjumi para agimit dhe gjasat janë të mëdha që do t’iu zgjojnë edhe juve.

Lërini fëmijët të qëndrojnë deri vonë dhe ata do të jenë më të lodhshëm dhe më të “lazdruar” ditën tjetër. Aspak argëtuese, apo jo?

Ky balancim me të vërtet se është i vështirë, por fatmirësisht një shkollë ka publikuar një tabelë grafike për t’i ndihmuar prindërit të dinë se kur duhet t’i vendosin e kur duhet t’i zgjojnë nga gjumi të vegjlit e tyre.

Tabela është tejet e qartë në çdo aspekt, ndërsa është krijuar nga Shkolla Fillore Wilson në Winsconsin.

Edhe pse kjo tabelë është publikuar para disa viteve, ajo ende vazhdon të shpërndahet mes miqve dhe familjarëve, ndërsa deri tani ka akumuluar mbi 430,000 shpërndarje në Facebook.

Tabela përmban tri kategori: Moshën e fëmijës (Age), kohën kur duhet ta zgjoni fëmijën (Wake-up time) dhe kohën e gjumit (Sleeping time).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat