Më thuaj çfarë ngjyre flokësh ke, të të them se çfarë tregon për ty dhe zgjedhjet e tua

Life style

Më thuaj çfarë ngjyre flokësh ke, të të them se çfarë tregon për ty dhe zgjedhjet e tua

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 08:25
Ilustrim

 "Njerëzit shpesh mendojnë se flokët rozë janë shumë të guximshëm dhe jo të përshtatshëm për çdo moshë, por ato janë në të vërtetë ngjyra që përshatet në të gjitha moshat nga 16 deri në 100 vjeç",- thotë Nicola Clarke, e cila kohët e fundit i aplikoi Madonna-s një rozë të butë. Ajo shpjegon: "Me Madonna-n, qëllimi ynë kryesor ishte ta bënim të dukej e sofistikuar. Duhej të dukej e pasur dhe e shtrenjtë."

Gjëja më e mirë në lidhje ngjyrën rozë, është se ajo përshtatet me të gjitha ngjyrat e lëkurës, është një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur në formë pamjen tuaj.

Bjonde e ndritshme-retro: e ftohtë dhe e mprehtë

Gjëja e rëndësishme me një bionde solide është që parukieri juaj të vendosë një shkëlqim ose shpëlarje me tone ngjyrash për ta mbajtur flokun me shkëlqim dhe të shëndetshëm - ka kaq shumë mundësi nga ngjyra e pjeshkës deri tek bakri, që do të shtojnë një shkëlqim tre dimensional në kënde të ndryshme të dritës. 

Zeshkane me mix tonesh: e sofistikuar dhe e relaksuar 

"Nëse keni flokë ngjyrë kafe në çokollatë është mirë të shtoni disa pjesë të ngrohta në mënyrë sporadike gjatë gjithë vjeshtës dhe dimrit. Disa tendina biondeje në mes të gjatësisë deri në skaje i japin një tjetër gjallësri në pamje"-thotë Clarke.
 
Nicola thekson se sekreti për një 'zeshkane dimri' me pamje të sofistikuar është të kalosh tek rrënjët një hije të errët për të shmangur pamjen me shirita.  

Gri e butë: moskokëçarëse dhe rebele

"Gjithnjë e më shumë njerëz po përqafojnë thinjat e tyre dhe po bëjnë modele flokësh më të guximshme, gjë që është frymëzuese për t'u parë. Nëse jeni duke i lyer flokët gri, mund të duhen orë për t'i rregulluar herën e parë, kështu që jini të përgatitura për një qendrim të gjatë në sallon. Sidoqoftë, nëse tashmë e keni gri plotësisht, gjithçka që duhet të bëni është ta mbani atë me shampo dhe balsam me cilësi të mirë për flokët gri, të cilat neutralizojnë tonet e verdha."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat