Ofroi këshilla 'si të blesh në mënyrë seksi', pezullohet emisioni i njohur italian

Life style

Ofroi këshilla 'si të blesh në mënyrë seksi', pezullohet emisioni i njohur italian

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:44
Ilustrim

Transmetuesi publik italian ka pezulluar një program të njohur rreth stilit jetesës, 'Detto Fatto' i cili po trajtonte këtë herë një temë: 'si të blesh në një mënyrë seksi'. Kjo tërhoqi veëmendjen e shumë njerëzve dhe politikanëve.

Ky segment u transmetua në Detto Fatto, një program në kanalin Rai 2 të transmetuesit shtetëror, ku shfaqet balerina Emily Angelillo, e cila dha këshilla se si të dukesh seksi dhe provokuese në një supermarket në mënyrë që të tërheqësh vëmendjen e burrave. Këshillat përfshinin sugjerime si: ecja në një mënyrë tërheqëse ndërsa shtyn një karrocë pazar, duke ngritur një kënmbë ndërsa merr produkte nga rafti, ulje në mënyrë seksi për të marrë produkte në raftin e poshtëm, etj.

Shumë politikanë u shprehën se kjo ishte ofenduese për kauzën e feminizmit në Itali:

"Është e papranueshme që transmetuesi publik, i cili financohet nga taksapaguesit, të transmetojë një spektakël të tillë të një shkalle të ulët."

Disa tërhoqën vëmendjen për faktin se u transmetua në prag të Ditës Ndërkombëtare për Dhunën ndaj Grave.
Shefi ekzekutiv i transmetuesit Rai, Fabrizio Salini, ndërsa fliste për pezullimin e emisionit tha se ishte urdhëruar një hetim dhe ky episod nuk kishte asnjë lidhje me frymën që përcjell dhe linjën editoriale që ka ky televizion.

Emily Angelillo, ??kërkoi ndjesë në faqen e saj në Facebook, duke thënë se ajo nuk donte të fyente gratë e tjera, por po përpiqej të thoshte se qëllimi i vetëm nuk ishte të mësonte ato teknika, por të largonte nga njerëzit disa paragjykime.

Bianca Guaccero, moderatore e Detto Fatto, gjithashtu kërkoi falje "në emër të të gjithë ekipit ", duke shtuar: "Siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të sigurohem që kjo të mos ndodhë më kurrë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat