Shumica e femrave i bëjnë këto tri gabime me rastin e përdorimit të pudrës: Dhe kështu shkatërrojnë tenin!

Life style

Shumica e femrave i bëjnë këto tri gabime me rastin e përdorimit të pudrës: Dhe kështu shkatërrojnë tenin!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Shumë gra preferojnë pudër të lëngshme dhe kur shtypin pudrën nga shishja, bëjnë gabimin e parë dhe të madh.

Në të vërtetë, ato e hedhin pudrën vetëm në një vend në fytyrë dhe pastaj e shpërndajnë atë me një sfungjer në pjesën tjetër të fytyrës.

Nëse pudra thahet shpejt, duhet ta përhapin shpejt para se të ngjitet plotësisht me vendin ku është hedhur.

Nëse thahet para se të arrini këtë, teni juaj nuk do të jetë i njëtrajtshëm dhe do të jetë nga pak i çrregullt, këtë me siguri nuk e dëshironi.

Gabimi i dytë që e bëjnë femrat është kur më së shpeshti e hedhin produktin drejtpërdrejt në fytyrë dhe kështu nuk mund të kontrollojnë sa pudër kanë përdorur.

Atëherë lehtë mund të ndodhë që ta teprojnë me sasinë e pudrës dhe rezultati i fundit është grimi jo i natyrshëm.

Veç kësaj, ekziston mundësia që teprica e pudrës vështirë të shtrihet në fytyrë.

Është shumë më lehtë ta hidhni pudrën në dorë, pastaj me gishta ta përhapni nëpër fytyrë dhe gradualisht ta përhapni pjesë-pjesë.

Në atë mënyrë do të arrini efektin më të mirë, më lehtë mund të vëreni se a po përdorni tepër shumë apo tepër pak.

Veç kësaj, grimuesja e personaliteteve të famshme, Alex Chung Liz Pugh, ka këshilluar që “pudrën gjithmonë është më mirë ta hidhni në qendër të fytyrës nga ana e jashtme e mollëzave, në drejtim të linjave të flokëve”.

Kjo është receta më e mirë, sepse shumica e femrave mbulimin më të madh duhet ta bëjnë pikërisht në pjesën qendrore.

Gjithashtu, assesi pudra nuk bën të derdhet drejtpërdrejt në ballë dhe hundë, këtë pikërisht shumica e damave e bëjnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat