Ligji i vetë-sugjerimit, ligji që përcakton suksesin e njerëzimit

Life style

Ligji i vetë-sugjerimit, ligji që përcakton suksesin e njerëzimit

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:18
Ilustrim

Emri që dikush i vë këtij ligji, ka pak rëndësi. Fakti i rëndësishëm i këtij ligji është se ai punon për lavdinë dhe suksesin e njerëzimit, nëse përdoret në mënyrë konstruktive. Nga ana tjetër, nëse përdoret në mënyrë rrënuese, ai do t;ju shkatërrojë pa vështirësi. Në këtë citim mund të gjendet një e vërtetë shumë domethënëse, dhe konkretisht se, ata që përfundojnë në disfatë dhe e ngrysin jetën e tyre në varfëri, mjerim e vuajtje, e bëjnë këtë për shkak të zbatimit të gabuar të parimeve të vet-sugjerimit.

Shkaku mund të gjendet në faktin se të gjitha impulse e mendimeve kanë prirje ta shprehin vetën në ekuivalenten e tyre fizike. Nënvetëdija nuk bën dallime ndërmjet impulsive konstruktive ose rrënuese të mendimeve. Ajo punon me materialin  me të cilin ne u ushqejmë nëpërmjet impulsive të mendimeve.

Nënvetëdija do të përkthejë në realitet një mendim të nxitur nga frika, po aq lehtë sa do të përkthejë në realitet një mendim të nxitur nga kuraja dhe besimi.

Nëse ju e mbushni mendjen tuaj më frike, dyshim dhe mosbesim në aftësinë tuaj për t’u lidhur dhe përdorur forcat e inteligjencës së pafundme, ligji i vetë sugjerimit do ta marrë shpirtin e mosbesimit dhe do ta përdorë atë si një model me anë të të cilit nënvetëdija juaj do ta përkthejë atë në një ekuivalent fizik.

Ashtu si era që shtyn një anije drejt lindjes dhe një tjetër drejt perëndimit, ligji i vetë-sugjerimit do t’ju ngrejë lart ose do t’ju ulë poshtë, sipas mënyrës si I keni vendosur velat e mendimit. Lgjii vetësugjerimit, nëpërmjet të cilit çdo person mund të ngrihet në lartësinë e arritjes që lëkund imagjinatën përshkruhet qartë në vargjet e mëposhtme.

“Nëse mendoni se jeni të mundur, ju jeni,

Nëse mendoni se nuk guxoni, ju nuk e bëni,

Nëse ju pëlqen të fitoni, por mendoni se nuk mundni

Është pothuajse e sigurt që nuk do ta bëni,

Nëse mendoni se do të humbisni, keni humbur,

Sepse jashtë nga bota gjejmë,

Gjithçka fillon nga mendja juaj,

Nëse mendoni se ju kanë kaluar, ju kanë kaluar,

Ju duhet të mendoni  lartë që të ngriheni,

Ju duhet të jeni të sigurt për veten më parë,

Ndonjëherë mund të fitoni një çmim .

Betejat e jetës nuk fitohen gjithmonë

Nga më i forti ose më i shpejti,

Por  herët a vonë ai që fiton,

Është që mendon se mundet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat