4 pjesë trupi që ndoshta po i lani gabim

Life style

4 pjesë trupi që ndoshta po i lani gabim

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

E dini që vetëm në kërthizë ndodhen rreth 2368 baktere dhe sërish, higjena e kësaj pjese të trupit neglizhohet shpesh. Të përdorni një kunjë veshësh për t'i pastruar ato është gjithashtu e dëmshme!

Duhet të dini se ka disa pjesë trupi që ne lajmë gabim, prandaj vëmendjen për të mos i përsëritur:

1. Këthiza

Supozohet që kjo pjesë trupi të lahet një herë në javë në një mënyrë të veçantë. Merrni një kunjë veshësh, bëjeni me pak alkool dhe pastrojeni me kujdes nga brenda. Pastaj shpëlajeni me ujë të freskët për të hequr alkoolin e mbetur. Shmangni locionet e trupit në atë zonë.

2. Veshët

Harroni duart apo kunjat e rrezikshme për të pastruar dyllin. Në vend të kësaj, merrni pak vaj bebesh ose glicerinë për të zbutur dyllin. Pas 1 ose 2 ditësh, hidhni disa pika uji të vakët në vesh dhe ktheni kokën në anën tjetër që të rrjedhë. Përsëriteni procesin nëse është nevoja. Pjesën e jashtme të veshit pastrojeni duke përdorur një peshqir të lagur.

3. Bërrylat

Për të shmangur ashpërsimin e tyre apo qelizat e vdekura, këshillohet të bëni scrub një ose 2 herë në javë. Mund ta përgatisni vetë në shtëpi, por kini parasysh të tregoheni të kujdesshëm dhe mos ushtroni presion.

4. Shpina

Shpina është pak zonë problematike kur vjen puna tek larja, por niseni me një pastrim të thatë dhe vazhdojeni me një scrub të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat