Jetoni si Makiaveli në vilën e Toskanës, të cilën gjoja e ka dizajnuar Mikelanxhelo

Life style

Jetoni si Makiaveli në vilën e Toskanës, të cilën gjoja e ka dizajnuar Mikelanxhelo

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Foto

Në regjionin italian Kjanti, ndër ullishtat dhe kodrinat e Toskanës, në vreshta të cilat shtrihen deri pas horizontit, ekziston një pjesëz e historisë

Në njëzet minuta udhëtim me veturë nga Firencja, gjendet vila nga koha e renesancës.

Vila “Makiaveli”, për të cilën besohet që e ka dizajnuar Mikelanxhelo, nga fundi i shekullit të 15-të ka qenë shtëpi e familjes diplomatike Makiaveli.

“Vila Makiaveli” shquhet si kryevepër e renesancës. Në të vërtetë, atje filozofi politik dhe shtetari Nikolo Makiaveli ka shkruar debatin e vet politik Princi, më vitin 1513.

Madje edhe planet e dizajnit të shtëpisë konsiderohen paksa të shenjta dhe janë të siguruara në galerinë “Ufici” në Firence.

Edhe pse enterieri i saj është i mobiluar në mënyrën klasike, vila përmban të gjitha komforet të cilat i kanë mirëpritur udhëtarët modernë.

Mbase zbulimin më të rëndësishëm e ka gjetur pronari aktual i cili nën shtresat e ngjyrës në vilën kryesore ka gjetur freska masive origjinale.
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat