Jastëku kundër gërhitjes – dhurata më e mirë për parternin tuaj gërhitës

Life style

Jastëku kundër gërhitjes – dhurata më e mirë për parternin tuaj gërhitës

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Të flesh me dikë që gërhet mund të jetë problematike, por jo me këtë jastëk të dizajnuar specifikisht për këtë problem!

Fjetja me dikë mund të bëhet më shumë lodhje sesa pushim kur partneri juaj është gërhitës.

Netët mund të bëhen vërtetë të mundimshme ndërkohë që ju përpiqeni t’i gjeni një pozicion në të cilin ata nuk do të gërhasin.

Image

Por mos keni frikë, sepse ky jastëk do të jetë me të vërtetë zgjidhja e këtij problemi.

Jastëku i ri kundër gërhitjes premton të eliminoi zhurmat dhe të liroj tendosjen e muskujve.

Krijuesit shprehen se shumica e problemeve me gërhitjen janë si shkak i pozicioneve të papërshtatshme të gjumit.

Prandja jastëku “The Matrix” mund të jetë zgjidhja e problemit.

I përbërë nga dy shtresa me “memory foam” (shpuzë që merr formën e kokës tuaj), dhuron mbështetje dhe komfort total.

Jastëku është i ndarë në 14 kube të cilat lëvizin të pavarura nga njëra-tjetra.

Është i përbërë nga dy materiale të ndryshme- memory foam dhe një sfungjer tjetër me elasticitet të lartë.

Krijuesit thonë se gërhitja shkaktohet zakonisht nga shtrija e drejtë e shpinës dhe qafa nuk ka mbështetjen e duhur.

Kjo pozitë shkakton një tendosje të muskujve në fyt, duke shkaktuar gërhitjen.

Edhe në rast se flini në krah, jastëku prapë mund t’i ofroj mbështetjen e nevojshme qafës.

Jastëku tipik nuk mund të formësohet në mënyrën e duhur për të iu dhënë komfortin e nevojshëm.

Prandaj, me që edhe festat e fundvitit po afrohen, kjo mund të jetë dhurata e duhur për partnerin tuaj gërhitës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat