Studimi: Një gotë verë sa një orë në palestër

Life style

Studimi: Një gotë verë sa një orë në palestër

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Një gotë verë ose maksimumi dy, para se të bini të flini në darkë, mund të ndihmojë për të humbur peshë duke qenë se është ekuivalente me një orë palestër.

Nëse jeni në kërkim të teknikave alternative për dietën, atëherë zgjidhja më e mirë është kjo.

Ky sugjerim vjen nga një studim i Universitetit të Alberta në Kanada, ku thuhet se pirja e një gote verë të kuqe vlen njëlloj për të humbur peshë sa një orë palestër.

Drejtuesi i studimit Jason Dyck, zbuloi dobitë që i ofron shëndetit resveratroli, një element që gjendet te vera e kuqe dhe që ofron të njëjtat dobi si aktiviteti fizik, shkruan noa.al. Resveratroli vepron duke penguar dhjamin që të grumbullohet, ndaj mund të konsumohen lirisht një ose dy gota verë në darkë.

Mirëpo kjo gjë vlen vetëm për darkën kur trupi bie në qetësi dhe jo për drekën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat