Si të përgjigjeni në pyetjen “Si do ta përshkruanin kolegët personalitetin tënd” në një intervistë pune?

Life style

Si të përgjigjeni në pyetjen “Si do ta përshkruanin kolegët personalitetin tënd” në një intervistë pune?

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:58
Foto Ilustrim

Përpara se të shkojmë në një intervistë pune zakonisht i përgatisim një numër pyetjesh që bëhen gjithmonë në intervistat e punës, por shumica e aplikantëve nuk përgatiten për pyetjet në lidhje me personalitetin e tyre. Njëra ndër pyetjet e rralla që hyn në këtë kategori është pyetja “Si do ta përshkruanin kolegët personalitetin tënd?”

Kjo pyetje bëhet nga intervistuesit për disa e arsye: Për të kuptuar se çfarë perceptimi keni për vetën, për ta parë vetëbesimin tuaj teksa i "shpalosni” arritjet dhe për t’ua vlerësuar aftësitë e buta sepse kjo ndikon në mënyrën se sa do të arrini të përshtateni në kulturën e kompanisë.

Si të përgjigjeni në një pyetje të tillë?

Kjo pyetje ju ndihmon që t’i ndani aftësitë tuaja, për shembull, të tregoni se jeni i besueshëm, fleksibil apo çfarëdo aftësie tjetër që do t’i hynte në punë asaj kompanie.

Për t’u përgjigjur në mënyrë të duhur në këtë pyetje ndaluni dhe kujtoni për një çast fjalët e mira që ua ka thënë ndonjë koleg në një kohë kritike. Kujtoni kohët kur i bëtë ndonjë të mirë ndonjërit prej kolegëve, apo kur dhatë gjithçka nga vetja që një projekt të përfundonte me sukses! Lexoni edhe letrat referuese të shkruara për ju, ato do të ju ndihmonin shumë. Madje, mund edhe t’i pyesni bashkëpunëtorët tuaj se çfarë mendojnë për ju, kjo do të ju ndihmonte t’i kuptoni tek vetja disa pika të forta, që nuk i keni menduar kurrë më parë.

Hapi tjetër, renditni të gjitha të dhënat që keni mbledhur dhe përqendroni ato në pika të shkurtra (bullet points)! Pasi t’i keni mbledhur që të gjitha kthehuni edhe njëherë tek postimi i punës dhe gjeni në atë listë aftësitë që përputhen me rolin e punës!

Në rastet kur nuk mund të kujtoni ndonjë reagim specifik që kanë pasur kolegët tuaj, apo nuk keni qenë më parë në një marrëdhënie pune, renditni disa që mendoni se janë pikat tuaja të forta dhe pastaj zgjerohuni në secilën prej tyre! Ka gjithmonë rëndësi të zgjidhen tiparet që kanë të bëjnë më natyrën e punës në të cilën keni aplikuar.

Këshilla se çfarë të thoni

Nga ajo çfarë keni “koleksionuar” më parë është koha që të “përballeni” me intervistuesit. Mënyra se si e rrëfeni një ngjarje tregon shumë për ju. Ajo është një mundësi e mirë për të shfaqur vetëbesim, karizëm dhe aftësi të forta ndërpersonale, diçka që çdo punëdhënës i kërkon tek një kandidat.

Jini pozitivë, të sinqertë dhe “të përulur”, mos bëni sikur jeni ju shefi i asaj kompanie! Gënjeshtrat dhe zbukurimet e tepruara të karakterit tuaj, mund të ju bëjnë pjesë të një kulture, në të cilën nuk do të ndjeheshit aspak rehat. /Akademi Pune

Shembull: Kolegët e mi më kanë thënë se unë jam jashtëzakonisht i organizuar dhe i shkëlqyer në menaxhimin e kohës. Gjatë një projekti që dikur kishim, anëtarët e ekipit tim më vlerësuan shumë për zhvillimin dhe respektimin e afatit kohor për të gjitha fazat e projektit. (Jepni një përmbledhje të shkurtër të asaj se për çfarë ishte projekti.) Ne e përfunduam me sukses para kohe dhe ishte një projekt i mrekullueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat