Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se duartrokitjet

Life style

Arsyet pse njerëzit e suksesshëm duan kritikat, më shumë se duartrokitjet

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 23:44
Foto Ilustrim

Të përballesh me kritika mund të jetë një gjë e vështirë. Në fund të fundit, askujt nuk i pëlqen që t’i thuhet se është gabim

Por njerëzit që ecin përpara janë njerëz që i mirëpresin kritikat – sepse i kthejnë ato në avantazh.

Kritikat janë të rëndësishme për shumë arsye.

Kritika është një formë komunikimi

Nëse dikush ose shumë njerëz kanë një kritikë ndaj një produkti, shërbimi, njeriu etj., do të thotë se dëshirojnë të bëjnë komente, gjë që nënkupton një mundësi të mirë për të mësuar më shumë rreth të tjerëve.

Nëse bëhet fjalë për një produkt të caktuar, kritikat ndihmojnë që bizneset të njohin kërkesat e klientëve. Nëse bëhet fjalë për një shfaqje televizive, kritikat ndihmojnë që producentët të kuptojnë çfarë dëshiron dhe çfarë nuk pëlqen publiku.

Reagimet mund ta bëjnë produktin tuaj më të fortë

Nëse mendoni se keni të drejtë dhe nuk i merrni parasysh kritikat e të tjerëve, lind pyetja se si e dini me siguri se ajo çfarë po bëni është e mirë?

Tregohuni të zgjuar dhe merrni sa më shumë informacion nga reagimet përreth, sepse mund ta bëjnë produktin më të fortë.

Kritikat ju ndihmojnë të shihni një tjetër këndvështrim

Kritikat kontruktive mund t’ju largojnë nga praktikat e këqija të punës, të bëheni më objektiv dhe të shihni një tjetër pikëpamje.

Kritikat ju japin avantazh

Mendojeni kështu: Nëse një klient do t’ju tregonte se çfarë pëlqen, atëherë ju do të kishit një informacion që askush tjetër nuk e ka. Kjo gjë ju vendos në avantazh në krahasim me të tjerët. Një informacion i tillë mund të përdoret në të ardhmen për t’i rregulluar gjërat, për t’i bërë më mirë.

Gjeni çdo mënyrë për të “vjedhur” informacione nga klienti apo audienca juaj, sepse ju tregojnë çfarë duan vërtet.

Gjuha pozitive

Gjuha që përdorni në përgjigje të kritikave është shumë e rëndësishme. Mundohuni të shmangni mosmarrëveshjet.

Në vend të kësaj, me profesionalizëm, përdoreni si mënyrë për t’u përmirësuar dhe pse jo, të shtroni një diskutim profesional se si mund të zgjidhni problemin.

Nuk është sulm personal

Mos e merrni personale nëse dikush thotë se nuk i pëlqen puna juaj. Nëse mendoni se po kritikoheni padrejtësisht, mos u hakmerrni ose mos u kundërpërgjigjni përmes një reagimi ekstrem. Veprime të tilla vetëm sa dëmtojnë reputacionin tuaj.

Një profesionist është në gjendje t’i mirëpresë kritikat dhe të mos u përgjigjet si sulm personal. Profesionistët i shndërrojnë kritikat në avantazh sepse ata më mirë se kushdo tjetër e dinë se askush nuk është i pagabueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat