Pse na pëlqejnë djemtë e “këqij”?

Life style

Pse na pëlqejnë djemtë e “këqij”?

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Të gjitha kemi qenë aty, por pse nuk mund të heqim dorë nga ata?

Është fakt për shumë femra se eksperiencat e veta më të mira seksuale i kanë kaluar me një djalë që nuk mund ta konsideroni një djalë të mirë ose të duhur, shkruan lajmi.net.

Mund të jetë arsyeja sepse nganjëherë ne nuk duam një lidhje emocionale me dikë, dhe na tërheq vetëm seksi.

Por nganjëherë ne duam edhe më shumë se seksi nga këta djem. Duam mbështetje emocionale edhe pse e dimë që nuk do e marrim nga ata.

Ky tip i djemve, i cili nuk është i denjë për një lidhje, disi dinë të na bëjnë për vete.

Natyra e tyre ekstroverte, mungesa e turpit apo ndjenjës të fajit që kanë ata i bënë më argëtues de tërheqës. Nuk do mend, zakonisht këta djem janë mjaftë të pashëm gjithashtu!

Edhe pse është e dukshme se ata do na lëndojnë dhe do të kenë një efekt të tmerrshëm në shëndetin tonë psikik ne përsëri i ndjekim ata, sepse tërheqja ndaj tyre është më e fuqishme sesa sensi jonë i arsyes.

Ndjenja e pasigurisë, frika dhe ankthi që do të humbim atë si partner të mundshëm na shtynë veçse më shumë që të jemi të tërhequr prej tyre, transmeton lajmi.net.

Adrenalina në një lidhje të tillë gjithmonë është në kulme, sepse ju nuk e  dini kurrë se çfarë do të ndodhë apo si do të shkoj lidhja juaj, dhe kjo e bënë atë vërtetë qejf.

Zakonisht, femrat që ndjejnë tërheqje ndaj djemve të këqij, nuk kanë pasur një figurë të fortë atërore në jetën e tyre, pra ato kanë pasur mungesë në krijimin e një modeli të mashkullit, prandaj ato do të jenë më të tërhequra ndaj një personi që nuk iu jep mbështetje emocionale dhe nuk kujdeset për to.

Pra nëse doni thjeshtë një lidhje fizike me dikë, ky tip i djemve është i duhuri, por nëse doni një lidhje emocionale, atëherë, sugjerimi ynë është që të iu qëndroni larg!

Gjithmonë krahasoni nevojat tuaja me atë që ai është në gjendje të ofroj. A do keni përkrahje? A do jetë aty për juve? A do të iu dojë? A do të keni një lidhje të mirëfilltë? A po iu përdorë? Gjithë këto pyetje do e bëjnë më të lehtë të hiqni dorë nga ata.

Por nëse prapë se prapë edhe nëse ndjeni tërheqje, përpiquni ta injoroni sepse ju do të jeni ajo që mbetet me një zemër të thyer, kurse ai, do të jetë në aventurën e tij të radhës me vajzën e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat